E premte, 9 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama: Kisha dyshime për administratën shqiptare, negociatat me BE-në më surprizuan pozitivisht

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në prezantimin e “Shkallës së Meritës”, një reformë që synon ndërtimin e një administrate publike profesionale, të përgjegjshme dhe në përputhje me objektivin e Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian deri në vitin 2030.

Gjatë fjalës së tij, Rama pranoi se në të kaluarën kishte pasur skepticizëm për mundësitë e zhvillimit dhe rritjes reale të administratës shqiptare, duke shprehur shqetësimin nëse ajo do të ishte në gjendje të përballonte procesin e negociatave me Bashkimin Europian.

Reklamë

Kryeministri u shpreh se përvoja gjatë negociatave solli një surprizë pozitive, pasi administrata shqiptare tregoi një nivel tjetër përgatitjeje dhe profesionalizmi nga ai që ai vetë kishte pritur.

“E vërteta është që e kam thënë dhe herë të tjera, që vetë unë kam qenë shumë skeptik, për mundësitë e rritjes reale të administratës sonë. Jo vetëm skeptik, por edhe i shqetësuar, që pasi ne të realizonim me sukses daljen nga tuneli që ne qëndruam për disa vite, për të hapur negociatat me BE, do të gjendeshim në një pozitë tejet të vështirë. Nëse administrata jonë do të përballonte negociatat. Ka qenë një nga surprizat më të mirëseardhura. Sepse ajo çka reflektohej si skuadra e madhe e përfaqësuesve të Shqipërisë, ishte një administratë shqiptare krejt tjetër, nga ajo që unë vetë kisha ndërmend. Sepse dhe unë vetë isha i ndikuar nga presioni i thashethemnajave dhe presionit të administratës. Padyshim që, kur ne e kuptuam këtë në një test kaq sfidues, kuptohet që ne mund të shtyjmë më tutje”, tha Rama.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.