Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 July 2026
Vizion fokus

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane pranë Ngushticës...

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis marshimi në...

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

Sulm biznesit on line. Rrjetet sociale si gjyqe publike

Koncert privat me para publike, Vathi: Pse jam pro...

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen 5 persona

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale për vdekjen...

Kryeministrja ukrainase konfirmon dorëheqjen e saj

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë persona

Përplasja me protestuesit, reagon Ardit Bido pas tensioneve jashtë Parlamentit: Nuk kam frikë, këtë dhunë s’duhet ta pranojmë

19 Qershor 11:29

Deputeti i Partisë Socialiste Ardit Bido ka reaguar pas përplasjeve me disa protestues ditën e djeshme para Parlamentit.

Në deklaratën e tij, Bido thotë se gjatë daljes nga Kuvendi pas një dite pune ka ndalur për të komunikuar me disa protestues, por më pas është përballur me një grup më të madh personash që, sipas tij, kanë shfaqur sjellje fyese dhe agresive, duke krijuar një situatë që mund të kishte eskaluar më tej.

Ai thekson se nuk ka perceptuar rrezik të drejtpërdrejtë për dhunë fizike, por e konsideron atmosferën të rënduar dhe të papranueshme.

Bido shton gjithashtu se në aktivitetin e tij publik nuk ka përdorur gjuhë fyese apo etiketime, duke theksuar se shoqëria, sipas tij, nuk duhet të normalizojë “dhunën verbale dhe agresivitetin” në hapësirën publike. Ai përfundon se nuk ndjen frikë nga situata të tilla dhe se nuk duhet pranuar asnjë formë dhune në jetën politike dhe shoqërore.

Pjesë nga fjala e Ardit Bidos:

Ka dy lloj protestash, një protestë ku qytetarët dalin me meme kreative dhe kërkesa të qarta, dhe ka një lloj tjetër, atë të agresivitetit, të fyerjeve, të konfrontimit dhe dhunës verbale që e kemi parë shpesh në rrjetet sociale. Teksa dilja dje nga parlamenti, pas një dite të gjatë pune, për të shkuar drejt makinës time, ndalova te disa protestues për të komunikuar normalisht. Më vonë erdhi një grumbull i madh agresiv me fyerje dhe dhunë, që mund të shkonte dhe drejt dhunës fizike, pavarësisht që unë nuk e pashë në asnjë moment diçka të tillë si një rrezik real.

Në jetën time publike dhe në një vit të jetës politike nuk më gjeni as në një moment që kam përdorur fyerje, që kam deformuar mbiemrin e dikujt apo etiketime të pambështetura në fakte, pasi mendoj se kjo shoqëri nuk ka nevojë për këtë lloj dhune dhe agresiviteti. Ajo që pamë dje është se disa protestues, ose më saktë një grumbull njerëzish që janë të nxitur nga parti të vogla apo parti të mëdha, shkojnë drejt dhunës, krejt ndryshe nga ajo protesta tjetër që mbledh mbeturinat në fund të çdo mitingu. Dhe këtë nuk duhet ta pranojmë si shoqëri.

Mua nuk më tremb kjo gjë, sepse unë nuk besoj se në vendin tim duhet të kem frikë se ku shkoj dhe ku duhet të eci. Këtë lloj dhune ne nuk duhet ta pranojmë.

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Ardit Bido Protestues

Nga e njëjta kategori

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane pranë Ngushticës së Hormuzit

më shumë...

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

më shumë...

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis marshimi në rrugët e Tiranës

më shumë...

Sarandë/ Sherr për një biçikletë me qira, arrestohet 43-vjeçari

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:48

Tri shenjat e horoskopit që e kanë...

10:40

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane...

10:13

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

9:46

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis...

9:20

Sarandë/ Sherr për një biçikletë me qira,...

8:52

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

8:24

Sulm biznesit on line. Rrjetet sociale si...

7:58

Koncert privat me para publike, Vathi: Pse...

7:54

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen...

7:35

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale...

7:07

Motori përplaset me një kamion në aksin...

6:41

Kryeministrja ukrainase konfirmon dorëheqjen e saj

6:26

Artisti Kanye West reagon pas koncertit në...

6:01

Korçë/ Përfshihet nga flakët “Vila e Partisë”,...

5:56

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë...

5:38

Netanyahu: Trump të shterojë negociatat me Iranin,...

5:15

SHBA: Irani nuk e kontrollon dot Ngushticën...

4:48

“Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve”, Rama: ‘Sorrat...

4:36

Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore,...

4:32

“4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë”,...

Më të klikuarat

  • Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë
  • Tragjedi në Klos, ishte duke u stërvitur 38 vjeçari i bie ng...
  • FOTO- U ekzekutua një natë më parë në Shkodër për gjakmarrje...
  • Dhunuan të miturën, Gjykata e Fierit lë në burg 19-vjeçaren...
  • “Vinte në orët e para të mëngjesit në shtëpi”, flet nëna e t...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.