Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
16 August 2026
Vizion fokus

Dita e 77 e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Erdogan: Egjipti mund t’i bashkohet marrëveshjes së përbashkët të...

Çfarë po ndodh me zjarret në vend? Ministria e...

Rama për median britanike: Protestat në Shqipëri tregojnë se...

E rëndë në Itali, 26-vjeçari sulmon motrën me thikë,...

Situata e zjarreve në vend, Nufi: Vijon angazhimi i...

Të shtëna me armë në Virxhinia, 5 të plagosur

Si paraqitet situata e zjarreve në vend, Ministria e...

Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia! Detaje të...

Ja kush janë atentatori i dështuar dhe shënjestra në...

SHBA-ja konfirmon heqjen e bllokadës detare ndaj Iranit

18 Qershor 22:31

Komanda Qendrore amerikane (CENTCOM) konfirmoi se bllokada detare ndaj anijeve iraniane dhe porteve është hequr.

“Është ndërprerë çdo përpjekje e SHBA-së për zbatimin e bllokadës detare”, tha CENTCOM në një postim në X. “Anijet tona të mëdha detare do të mbeten në zonën e përgjithshme për të siguruar që të gjitha aspektet e marrëveshjes të respektohen, zbatohen dhe të jenë plotësisht në fuqi”.

Shtetet e Bashkuara vendosën bllokadën detare në mes të prillit, me qëllim që të parandalonin eksportet e naftës iraniane, që janë burimi kryesor i ekonomisë së vendit.

Heqja e bllokadës detare nga Uashingtoni dhe rihapja e Ngushticës së Hormuzit nga Teherani, një arterie kyç për furnizimet globale me naftë dhe gaz, janë pjesë e një marrëveshjeje kornizë të nënshkruar më 17 qershor.

Ndaras, nënpresidenti amerikan, JD Vance, tha se periudha 60-ditore për Shtetet e Bashkuara dhe Iranin që të arrijnë një marrëveshje përfundimtare, ka nisur më 18 qershor, teksa ushtria amerikane konfirmoi se është hequr bllokada detare ndaj Iranit.

“Periudha 60-ditore zyrtarisht nis sot”, tha Vance për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, dhe ai iranian, Masud Pezeshkian, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi që synon përfundimin e konfliktit gati katërmujor.

Marrëveshja fillestare i jep Uashingtonit dhe Teheranit dy muaj kohë që të arrijnë një marrëveshje të plotë, përfshirë edhe për programin bërthamor të Iranit dhe sanksionet amerikane ndaj Republikës Islamike.

I pyetur se çfarë do ta ndalonte Iranin që në të ardhmen të posedojë një armë bërthamore, Vance tha se Teheranit do t’i nevojiteshin “shumë para”, pasi Shtetet e Bashkuara kanë shkatërruar “miliarda” dollarë infrastrukturë bërthamore.

Ai tha se SHBA-ja e ka “ngufatur” Iranin ekonomikisht dhe nuk do ta lërë që të dalë nga kjo gjendje “derisa ata të ndryshojnë rrënjësisht sjelljen e tyre”.

“Si do të dukej kjo? Do të nënkuptonte një regjim të vërtetë inspektimesh. Do të nënkuptonte një regjim të vërtetë zbatimi”, tha Vance, duke shtuar se ndryshimi i sjelljes do të përfshinte po ashtu shkatërrimin e rezervave të uraniumit të pasuruar të Iranit.

Nënpresidenti i SHBA-së tha gjithashtu se marrëveshja kornizë tashmë po “jep fryte reale për popullin amerikan”, duke shtuar se rreth 12.5 milionë fuçi naftë kanë kaluar përmes Ngushticës së Hormuzit pas nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit.

Duke folur për Ngushticën e Hormuzit, Vance tha se Irani nuk ka sulmuar asnjë anije që po kalon nëpër këtë rrugë kyç për dërgesat globale të naftës dhe gazit. Irani e kishte mbyllur ngushticën pasi SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulmet ajrore, që nxitën luftën më 28 shkurt.

Lidhur me mundësinë që Irani të vendosë tarifa në Hormuz, Vance tha se ujërat ndërkombëtare duhet të jenë pa tarifa dhe se Uashingtoni nuk dëshiron që ngushtica të përdoret sërish kundër ekonomisë globale. Ai tha se marrëveshja përfundimtare do të vendosë kushte për ngushticën.

Ai pretendoi se SHBA-ja “i ka të gjitha kartat” në negociata dhe se Irani “duhet të na japë gjëra që janë të rëndësishme” në mënyrë që të marrë përfitime nga marrëveshja e paqes.

Vance pretendoi se programi bërthamor dhe ushtria e Iranit janë “të shkatërruara”, dhe se Irani nuk është në gjendje të “kërcënojë” fqinjët e tij.

Ai tha po ashtu se një pjesë e marrëveshjes fillestare është “keqinterpretuar”, që duket se është referencë për një fond të rindërtimit prej 300 miliardë dollarësh që Irani mund të ketë qasje si pjesë e marrëveshjes.

Vance shtoi se “asnjë cent i vetëm” nuk do të dërgohet nga Shtetet e Bashkuara drejt Iranit. Teherani do të përfitojë nga marrëveshja vetëm “nëse e respekton plotësisht dhe ndryshon sjelljen e tij”, tha ai. /REL

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
bllokada Irani SHBA Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Fluksi i turistëve në Berat, rëndohet trafiku në qytet

më shumë...

Dita e 77 e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Erdogan: Egjipti mund t’i bashkohet marrëveshjes së përbashkët të mbrojtjes mes Turqisë, Arabisë Saudite dhe Pakistanit

më shumë...

Çfarë po ndodh me zjarret në vend? Ministria e Mbrojtjes përditëson të dhënat

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:05

Truri ”rinohet” duke mësuar më shumë gjuhë...

10:24

Këto janë shenjat e Horoskopit që harxhojnë...

10:11

Fluksi i turistëve në Berat, rëndohet trafiku...

9:52

Dita e 77 e protestës, qytetarët nisin...

9:35

Erdogan: Egjipti mund t’i bashkohet marrëveshjes së...

9:27

Pse duhet të hani një lugë mjaltë...

8:38

Çfarë po ndodh me zjarret në vend?...

8:27

Zbuloni vendet ku grumbullohen më shumë baktere...

7:56

Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet...

7:43

Rama për median britanike: Protestat në Shqipëri...

7:08

E rëndë në Itali, 26-vjeçari sulmon motrën...

6:54

Situata e zjarreve në vend, Nufi: Vijon...

6:44

Të shtëna me armë në Virxhinia, 5...

6:30

Shenjat e horoskopit që do të “mbushin...

6:10

Qafë Thanë, udhëtarët në “sprovë” për të...

6:05

Si paraqitet situata e zjarreve në vend,...

6:00

Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia!...

5:43

Ja kush janë atentatori i dështuar dhe...

5:19

Tmerr në Elbasan! Tentoi të vriste një...

5:02

Aksident në Fier, makinat përplasen kokë më...

Më të klikuarat

  • Tragjedi! 39-vjeçari ekzekuton 5 persona në dy banesa
  • Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia! Detaje të re...
  • Ja kush janë atentatori i dështuar dhe shënjestra në Elbasan...
  • Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet që bëni pa e...
  • “Kujdes me financat”, parashikimi i yjeve për se...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.