Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
19 June 2026
Vizion fokus

Padia ndaj prokurorit Ols Dado, Veliaj mbërrin në Gjykatën...

34-vjecari u vra me plumb pas koke, vijon kërkimi...

“Më luti të bëja foto me të, më erdhi...

Mes shqetësimeve ndërkombëtare, Serbia në prag të ratifikimit të...

Rama mbledh nesër grupin e PS, zbardhet axhenda, çfarë...

Përplasja me protestuesit, reagon Ardit Bido pas tensioneve jashtë...

Ibrahimaj për investimin në Zvërnec: Është në qëllimet tona...

Zvicra konfirmon shtyrjen e bisedimeve SHBA-Iran

Ndërpritet Bordi i Transparencës, Ibrahimaj: Situata në Lindjen e...

SHBA/ Stuhitë e forta nxjerrin trenin nga shinat dhe...

Siguria rrugore dhe menaxhimi i trafikut për sezonin e verës, Hita: Koha e gjuetisë së gjobave ka marrë fund!

19 Qershor 12:42

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, deklaroi sot, më 19 qershor, se ka përfunduar koha e ndalimeve pa shkak dhe e asaj që ai e cilësoi si “gjueti gjobash”, duke theksuar se Policia e Shtetit po zbaton një qasje të re në kontrollin e qarkullimit rrugor.

Gjatë një deklarate publike, në aktivitetin për Sigurinë Rrugore, i organizuar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me EVU (European Association for Accident Analysis), Hita u ndal te një iniciativë që, sipas tij, synon modernizimin e mënyrës së monitorimit dhe kontrollit të trafikut.

“Dua të ndalem te një iniciativë e rëndësishme që kemi ndërmarrë për mënyrën se si kontrollojmë qarkullimin rrugor. Koha e ndalimeve pa shkak apo e ‘gjuetisë së gjobave’ ka marrë fund. Sot Policia e Shtetit ka hyrë në epokën e veprimeve inteligjente”, u shpreh ai.

Kreu i Policisë së Shtetit vuri theksin edhe te lufta kundër drejtimit të automjeteve nën efektin e alkoolit dhe lëndëve narkotike, duke e konsideruar këtë një nga rreziqet më të mëdha për sigurinë rrugore.

“Kush drejton mjetin nën efektin e alkoolit dhe drogës, nuk po drejton thjesht një makinë, por një armë që rrezikon të marrë jetë”, deklaroi Hita.

Fjala e plotë e kreut të Policisë së Shtetit:

Të nderuar përfaqësues të EVU-së, i nderuar Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, të nderuar ekspertë të fushës së sigurisë rrugore, përfaqësues të shoqërive të sigurimit, autoshkollave dhe institucioneve arsimore, kolegë dhe të ftuar,

Është kënaqësi dhe përgjegjësi e veçantë t’ju përshëndes sot në këtë aktivitet të përbashkët me Shoqatën Evropiane për Kërkimin dhe Analizën e Aksidenteve. Prania juaj këtu dëshmon se siguria rrugore nuk njeh kufij dhe se sfidat tona janë të përbashkëta.

Siguria rrugore nuk është thjesht një sfidë institucionale. Ajo është një përgjegjësi e përbashkët, një detyrim moral dhe një garanci për jetën e çdo qytetari që lëviz në rrugë.

Sot nuk jemi këtu për një aktivitet sensibilizues të radhës, por për diçka shumë më të shtrenjtë, për jetën. Çdo humbje jete në statistikat tona të aksidenteve nuk është thjesht një numër, është një jetë e ndërprerë në mes, është një familje e lënduar. Drejtuesit e automjeteve, motomjeteve dhe këmbësorët duhet të ndërgjegjësohen dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit, pasi rruga nuk është një pistë garash, por një hapësirë bashkëjetese ku përgjegjshmëria e secilit prej nesh përcakton nëse do të kthehemi shëndoshë e mirë në shtëpi, te njerëzit tanë, ose jo.

Për të përmbushur një ndër prioritetet madhore të Policisë së Shtetit, siç është rritja e parametrave të sigurisë rrugore, dua të ndalem te një iniciativë e rëndësishme që kemi ndërmarrë në mënyrën se si e kontrollojmë qarkullimin. Koha e ndalimeve pa shkak apo e “gjuetisë” së gjobave ka mbaruar.

Sot, Policia e Shtetit ka hyrë në epokën e monitorimit inteligjent. Strategjia jonë e re bazohet në parimin, fajtorin e përcakton teknologjia, jo intuita.

Nëpërmjet mjeteve inteligjente si pajisjet “Poliscan”, dronët e cilësisë së lartë dhe radarët automatikë, ne evidentojmë shkeljet në kohë reale pa ndërprerë rrjedhën e trafikut dhe pa krijuar stres të panevojshëm te drejtuesit e rregullt të mjeteve. Ky është një hap i rëndësishëm drejt një policimi më profesional, më të saktë dhe më transparent, por, teknologjia nuk na shpëton dot nëse mungon vetëdija. Prandaj, gjej rastin t’iu bëj një thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve:

-Shpejtësia vret. Mos nxitoni për të mbërritur disa minuta më parë, duke rrezikuar të mos mbërrini kurrë ose të mbërrini të gjymtuar!

-Parakalimet e gabuara janë lojë me jetën;

-Celulari në timon ju verbon për sekonda që mund të jenë fatale, dhe mbi të gjitha

-Alkooli dhe substancat e tjera nuk kanë vend në timon! Kush drejton automjetin nën efektin e tyre, nuk po drejton një makinë, por një armë që rrezikon të vrasë jetën.

Po aq i rëndësishëm është edhe dimensioni i parandalimit dhe edukimit. Mesazhet sensibilizuese për drejtuesit e mjeteve janë thelbësore për të ndryshuar sjelljen në rrugë dhe për të rritur ndërgjegjësimin publik.

Një rol të veçantë në këtë proces ka bashkëpunimi me institucionet arsimore. Nxënësit dhe të rinjtë janë brezi që formëson kulturën e ardhshme të qarkullimit rrugor, ndaj edukimi i tyre që në moshë të hershme është investimi më i rëndësishëm për një Shqipëri më të sigurt.

Kjo është arsyeja pse ne po bashkëpunojmë fort me institucionet arsimore, sepse fëmijët dhe nxënësit tanë kanë një impakt të jashtëzakonshëm sensibilizues. Kur një fëmijë i thotë prindit në makinë, “Vendos rripin!” apo “Mos fol në telefon!”, ai mesazh vlen më shumë se dhjetëra gjoba të Policisë.

Ky aktivitet merr një rëndësi akoma më specifike sot, teksa jemi në kulmin e sezonit turistik dhe siguria rrugore ka një rëndësi të veçantë në mbarëvajtjen e këtij sezoni, pavarësisht se vitet e fundit Shqipëria është pothuajse tërë vitin, në sezon turistik.

Për këtë fakt, Policia e Shtetit është në gatishmëri të plotë. Kemi hartuar plane të detajuara masash për menaxhimin e fluksit të madh të automjeteve që gjatë verës shumëfishohen. Fokusimi ynë do të jetë maksimal në pikat nevralgjike të trafikut, në akset bregdetare dhe turistike, duke bërë të mundur rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, lehtësimin e qarkullimit dhe një shërbim mikpritës e më profesional për çdo qytetar dhe turist që zgjedh vendin tonë.

Të nderuar të pranishëm,

As Policia e Shtetit dhe as teknologjia inteligjente nuk mund ta fitojnë këtë betejë pa kontributin e të gjithëve. Siguria rrugore është një kontratë sociale ku secili ka një pjesë të detyrës.

Është kontribut i këmbësorëve, që duhet të respektojnë vijat e bardha dhe mbikalimet.

Është kontribut i drejtuesve të motomjeteve që duhet të vendosin kaskën, dhe i drejtuesve të automjeteve që të respektojnë përparësinë në lëvizje dhe zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

Është kontribut i autoshkollave, që nuk duhet të nxjerrin në rrugë thjesht njerëz me patentë, por shoferë të përgjegjshëm.

Është kontribut i shkollave, i çdo prindi, i institucioneve përgjegjëse dhe i mbarë shoqërisë. Çdo qytetar duhet të kuptojë se siguria rrugore fillon nga vetë përgjegjësia personale.

Duke bërë secili pjesën e vet, duke ndarë eksperiencat më të mira sensibilizuese, si kjo e sotmja me EVU-në, dhe duke rritur bashkëpunimin ndërinstitucional dhe bashkëpunimin me qytetarët, do të kemi rrugë më të sigurta dhe më shumë jetë të shpëtuara.

Posted Under:
Aktualitet Anash Vendi

Nga e njëjta kategori

Padia ndaj prokurorit Ols Dado, Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative

më shumë...

34-vjecari u vra me plumb pas koke, vijon kërkimi për arrestimin e autorit të dyshuar, Armand Shakaj

më shumë...

Si të bëni valixhen perfekte: 5 këshilla që ju kursejnë hapësirë dhe stres

më shumë...

“Më luti të bëja foto me të, më erdhi keq”, Meloni “përplaset” me Trump: Deklarata e Presidentit e pavërtetë, unë dhe Italia nuk lypim kurrë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

2:02

Padia ndaj prokurorit Ols Dado, Veliaj mbërrin...

2:01

34-vjecari u vra me plumb pas koke,...

1:58

Si të bëni valixhen perfekte: 5 këshilla...

1:36

“Më luti të bëja foto me të,...

1:26

Mes shqetësimeve ndërkombëtare, Serbia në prag të...

1:12

Rama mbledh nesër grupin e PS, zbardhet...

12:42

Siguria rrugore dhe menaxhimi i trafikut për...

12:35

Melia Durrës ngre “Flamurin Blu”, është destinacioni...

12:15

Mjetet e tonazhit të rëndë dëmtuan rrugën,...

12:09

Kanosi taksistin me mjet prerës dhe i...

Fatjon Bushgjoka, i arrestuar, Renis Dobra, viktima dhe Kristi Bushgjoka
12:01

Akuzohen se rrëmbyen dhe vranë Renis Dobrën,...

11:46

6 destinacione magjike në Europë ku dielli...

11:29

Përplasja me protestuesit, reagon Ardit Bido pas...

11:08

Zbulohet laboratori i falsifikimit, arrestohen babë e...

11:00

Gjenden katër granata dore dhe dy armë...

10:22

Vrasja e Eglant Koçit! Familjarët hapin dyert...

10:15

“Ka laborator kokaine në Kolumbi”, Artan Hoxha:...

10:15

Përfshihet nga flakët dhe shkrumbohet plotësisht makina...

10:02

Ibrahimaj për investimin në Zvërnec: Është në...

9:53

Zvicra konfirmon shtyrjen e bisedimeve SHBA-Iran

Më të klikuarat

  • Horoskopi nga Meri Gjini: Trekëndëshi i fuqishëm Mërkur–Mars...
  • I zhdukur prej dy javësh, gjendet trupi i Eglant Koçit
  • Detaje/ Trupin ja kishte hedhur në humnerë, zbulohet vendi k...
  • “Më vdiq vajza 2-vjeçe”, Susaj: Nuk do ua fal kurrë kolegëve...
  • “Ka laborator kokaine në Kolumbi”, Artan Hoxha: Kush është s...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.