E shtunë, 3 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Mjetet e tonazhit të rëndë dëmtuan rrugën, banorët në Elbasan dalin në protestë, kryebashkiaku takim me përfaqësuesit

Dëmtimi i infrastrukturës rrugore nga mjetet e tonazhit të rëndë që i shërbejnë nënstacionit elektrik ka nxjerrë sot në protestë banorët e fshatit Kryezjarr, në Bashkinë e Elbasanit.

Ndërtimi i nënstacionit nisi tre vite më parë. Banorët thonë se në atë kohë iu premtua se, në këmbim të lehtësirave që do t’i krijonin kompanisë dhe përdorimit të rrugëve të fshatit për qarkullimin e mjeteve, do të realizoheshin investime për përmirësimin e infrastrukturës në shërbim të komunitetit.

Reklamë

Por sipas tyre, pas tre vitesh, jo vetëm që nuk është kryer asnjë investim, por edhe rrugët ekzistuese janë dëmtuar ndjeshëm nga lëvizja e vazhdueshme e mjeteve të rënda. Banorët shprehen se gropat, pluhuri dhe amortizimi i rrugës kanë vështirësuar jetën e përditshme të komunitetit, duke prekur dhjetëra familje të zonës.Të revoltuar nga situata, ata u mblodhën përpara hyrjes së nënstacionit elektrik, duke bllokuar kalimin e mjeteve dhe duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për rikonstruksionin e plotë të rrugës.

Sipas protestuesve, dëmtimi i infrastrukturës prek të paktën 200 familje, ku një pjesë e konsiderueshme janë të moshuar. Ata paralajmëruan se, nëse kërkesat e tyre nuk do të merren parasysh, do të vijojnë protestat dhe do të bllokojnë rrugën e fshatit për çdo mjet që i shërben nënstacionit elektrik.

Pak minuta pas nisjes së protestës, në vendngjarje mbërriti kryetari i Bashkisë së Elbasanit, i cili zhvilloi një takim me përfaqësues të banorëve, kompanisë zbatuese dhe nënkontraktorëve.Në përfundim të takimit, banorëve iu komunikua se kompania do të ndërhyjë vetëm me arnimin e rrugës. Një zgjidhje që nuk i ka bindur protestuesit, të cilët kërkojnë rikthimin e plotë të rrugës në gjendjen e mëparshme dhe shprehen të vendosur për të vazhduar reagimin e tyre deri në realizimin e kësaj kërkese.

Vazhdo të lexosh

Reklamë