Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
19 June 2026
Vizion fokus

Padia ndaj prokurorit Ols Dado, Veliaj mbërrin në Gjykatën...

34-vjecari u vra me plumb pas koke, vijon kërkimi...

“Më luti të bëja foto me të, më erdhi...

Mes shqetësimeve ndërkombëtare, Serbia në prag të ratifikimit të...

Rama mbledh nesër grupin e PS, zbardhet axhenda, çfarë...

Përplasja me protestuesit, reagon Ardit Bido pas tensioneve jashtë...

Ibrahimaj për investimin në Zvërnec: Është në qëllimet tona...

Zvicra konfirmon shtyrjen e bisedimeve SHBA-Iran

Ndërpritet Bordi i Transparencës, Ibrahimaj: Situata në Lindjen e...

SHBA/ Stuhitë e forta nxjerrin trenin nga shinat dhe...

Rama mbledh nesër grupin e PS, zbardhet axhenda, çfarë do të diskutohet

19 Qershor 13:12

Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të marrin pjesë edhe ministrat.

Sipas axhendës, mbledhja do të nisë në orën 10:00, ku fjalën hapëse do ta ketë kreu i grupit parlamentar Taulant Balla e më pas kryeministri Edi Rama.

Si pikë e parë në agjendë është informimi mbi konkluzionet e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare, Shqipëri-BE dhe ecurinë e negociatave të anëtarësimit.

Deputetët socialist do të kenë në dispozicion secili nga 2 minuta kohë për të drejtuar pyetje.

Në dokumentin e agjendës, si pikë e dytë renditet informimi mbi Paketën e Ligjeve që lidhen me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Pika e tretë e agjendës, e cila mund të konsiderohet si më e rëndësishmja, ka të bëjë me informimin mbi procedurat e ndjekura deri më tani për investimin në Zvërnec dhe interesin e shprehur për zhvillimin turistik në ishullin e Sazanit.

Sakaq, Arbjan Mazniku, bashkëkryetar i Komisionit të Reformës Administrative, parashikohet në agjendë të informojë kolegët e Grupit socialist mbi ecurinë e deritanishme të reformës territoriale.

Kryetari i Grupit, Taulant Balla, parashikohet të bëjë një informim të zgjeruar mbi detyrat e lëna nga mbledhja e shkuar e të njëjtit format, përfshirë performancën e anëtarëve të Grupit parlamentar.

Si pikë e fundit e kësaj mbledhjeje parashikohet një fjalë e kryetarit të PS-së, Edi Rama dhe kryetarit të Grupit Parlamentar, Taulant Balla.

Pritet të shihet nëse kryeministri Rama do të ndalet në zhvillimet e fundit politike apo jo, siç janë largimi nga grupi i PS i Marjana Koçekut apo deklaratat e Elisa Spiropalit për protestën, të shprehura përmes një statusi të gjatë në Facebook 10 ditë më parë.

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Grupi PS rama

Nga e njëjta kategori

Ekspozita “Kujtesa e kohës”, të rinjtë në Durrës prezantojnë krijimet e tyre

më shumë...

Festivali “Triangle” në Durrrës, muzikë dhe ekspozitë me fotografi për publikun vendas dhe turistët

më shumë...

Shpallen rezultatet e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë për Maturën Shtetërore 2026

më shumë...

Padia ndaj prokurorit Ols Dado, Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

2:34

Ekspozita “Kujtesa e kohës”, të rinjtë në...

2:24

Festivali “Triangle” në Durrrës, muzikë dhe ekspozitë...

2:18

Shpallen rezultatet e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë...

2:02

Padia ndaj prokurorit Ols Dado, Veliaj mbërrin...

2:01

34-vjecari u vra me plumb pas koke,...

1:58

Si të bëni valixhen perfekte: 5 këshilla...

1:36

“Më luti të bëja foto me të,...

1:26

Mes shqetësimeve ndërkombëtare, Serbia në prag të...

1:12

Rama mbledh nesër grupin e PS, zbardhet...

12:42

Siguria rrugore dhe menaxhimi i trafikut për...

12:35

Melia Durrës ngre “Flamurin Blu”, është destinacioni...

12:15

Mjetet e tonazhit të rëndë dëmtuan rrugën,...

12:09

Kanosi taksistin me mjet prerës dhe i...

Fatjon Bushgjoka, i arrestuar, Renis Dobra, viktima dhe Kristi Bushgjoka
12:01

Akuzohen se rrëmbyen dhe vranë Renis Dobrën,...

11:46

6 destinacione magjike në Europë ku dielli...

11:29

Përplasja me protestuesit, reagon Ardit Bido pas...

11:08

Zbulohet laboratori i falsifikimit, arrestohen babë e...

11:00

Gjenden katër granata dore dhe dy armë...

10:22

Vrasja e Eglant Koçit! Familjarët hapin dyert...

10:15

“Ka laborator kokaine në Kolumbi”, Artan Hoxha:...

Më të klikuarat

  • Horoskopi nga Meri Gjini: Trekëndëshi i fuqishëm Mërkur–Mars...
  • I zhdukur prej dy javësh, gjendet trupi i Eglant Koçit
  • Detaje/ Trupin ja kishte hedhur në humnerë, zbulohet vendi k...
  • “Më vdiq vajza 2-vjeçe”, Susaj: Nuk do ua fal kurrë kolegëve...
  • “Ka laborator kokaine në Kolumbi”, Artan Hoxha: Kush është s...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.