E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dy vajzat e mitura u mbytën në plazhin e Tales, reagon policia

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot, më 19 qershor, në Plazhin e Tales në Lezhë, ku paraprakisht raportohet se dy vajza të mitura, përkatësisht 9 dhe 11 vjeç, janë mbytur në det.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes tragjike. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të tragjedisë.

Njoftimi i policisë:

Lezhë / Informacion paraprak

Reklamë

Rreth orës 12:50, në plazhin e Tales, dy shtetase të mitura, të moshave 9 dhe 11 vjeçe, dyshohet se janë mbytur duke u larë në det.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të DVP Lezhë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Në bashkëpunim me pushuesit, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupave të pajetë në breg.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rastit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë