Janë publikuar këtë të premte rezultatet e provimit të gjuhës shqipe dhe letërsisë. Ky vit për maturantët është mbyllur me një kalueshmëri prej 98.7%.
Referuar të dhënave, 1.797 maturantë janë vlerësuar me notën 10, ku 27 prej tyre kanë arritur rezultatin maksimal, duke u renditur si nxënës ekselentë në të gjithë vendin.
Nga ana tjetër, 325 maturantë nuk kanë arritur të kalojnë testimin e gjuhës shqipe dhe letërsisë, duke u vlerësuar me notën 4.
Kujtojmë se, pas publikimit të të gjitha rezultateve, maturantët do të kenë mundësinë për ankimim të rezultateve. Provimi i fundit është ai i lëndës me zgjedhje, në datën 23 qershor.
Për të parë notën e provimit të Gjuhës dhe Letërsisë mund të klikoni KËTU.
/vizionplus.tv





