Vendi
Plagosja në Tiranë, policia: Ja si ndodhi ngjarja, të lënduarit jashtë rrezikut për jetën. Në kërkim autori

Policia e Tiranës ka reaguar për ngjarjen që ndodhi pak minuta më parë në zonën e Ali Demit në Tiranë.
Njoftimi i policisë:
Reklamë
Në rrugën “Hodo Beg”, gjatë një konflikti dyshohet për motive të dobëta, është dëmtuar me mjet prerës shtetasi D. A., rreth 41 vjeç si dhe me grushte shtetasi J. G., rreth 61 vjeç.
Autori i dyshuar i rastit është shtetasi E. J., rreth 32 vjeç, i cili është larguar nga vendngjarja. Shërbimet e Policisë po punojnë për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




