E diel, 1 Nëntor 2026 Eat And Traditë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Video · Vendi

Klasat e nënta testohen për gjuhën, 29 mijë nxënës japin provimin e parë, Kumbaro: Procesi, i qetë dhe i rregullt

Nga Sesila Frangu

Kanë nisur këtë të premte provimet kombëtare të arsimit bazë. Rreth 29 mijë nxënës kanë zhvilluar testin e gjuhës shqipe. Provimi nisi në orën 10:00 për të përfunduar në 12:30, njësoj si Matura Shtetërore.

Niveli i testimit sipas nxënësve ishte ai që prisnin, ndërsa e vlerësuan provimin si mesatar. Pas përfundimit të testimit, ata u shprehën optimistë, duke thënë se presin rezultate të mira.

“Jo shumë i vështirë, as jo i thjeshtë, por me përgatitje çdo gjë arrihet“, tha një nxënës.

Reklamë

“Jam shumë e emocionuar si do dal, por pres të dal shumë mirë; po bëj përpjekje duke mësuar që të arrij maksimumin tim“, u shpreh një tjetër.

Referuar procesit, nxënësit e cilësuan të rregullt dhe pa problematika.

“Shumë qetë dhe me rregull. Ishte i saktë, shumë të rregullt të gjithë. Te klasa që isha unë nuk kishte asnjë moment që ka pasur ndonjë bisedim me zë të lartë, ishte çdo person duke bërë pjesën e tyre“, thanë ata.

Nxënësit e klasave të nënta do të përballen edhe me dy testime të tjera. Më 25 qershor do të zhvillohet provimi i Matematikës, ndërsa më 30 qershor ai i Gjuhës së Huaj. Për nxënësit e pakicave kombëtare, provimi i gjuhës amtare do të zhvillohet më 22 qershor.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë