Presidenti Donald Trump i ka dale ne mbrojtje prokurorit te përgjithshëm Xhef Sessions, duke e cilësuar “nje burrë te ndershëm”, ndërsa shtohet thirrjet e demokrateve per dorëheqjen e tij.
Sendoret pretendojnë se z. Sesions ka gënjyer nen betim kur është pyetur per lidhjet e tij me ambasadorin rus.
Trump thotë se Prokurori i Përgjithshëm “mund te kishte zgjedhur fjale te tjera per përgjigjen e tij, por kuptohet se nuk e ka bere ketë me qellim, ndërsa ka akuzuar demokratet per gjueti shtrigash”.
Sipas kreut te shtetit, demokratet kane humbur zgjedhjet dhe tani edhe kontaktin me realitetin. E gjitha fushata e tij u shoqërua nga akuza per lidhje te ngushta me zyrtaret ruse te disa prej bashkëpunëtoreve te tij me te afërta, por te gjitha këto presidenti i ka cilësuar “fake news” lajme te rreme.
Këshilltari i tij per sigurinë kombëtare Majkell Flin dha dorëheqjen vetëm pas pak ditësh ne detyre, pasi u zbuluan kontaktet e tij me diplomatet ruse.