Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 July 2026
Vizion fokus

Vrasja me armë në Kurbin, zbulohet identiteti i viktimës...

Tronditet Kurbini, vritet me armë 40-vjeçari

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Ushtria e gatshme të sulmojë...

Rama: Të gjithë europarlamentarët votuan pro Shqipërisë, ndërsa opozita...

Dhuna ndaj adoleshentes në Fier, eksperti: Përfshirja e policit,...

Lamallari: Përmirësim të trajtimit financiar dhe rritje të kushteve...

Ndryshon ligji për administratën, Pirdeni: Testim kombëtar periodik për...

Gjykatat “përmbyten” nga dosjet, Fatmir Xhafaj përplaset me kryetarin...

Tajfuni Bavi po i afrohet Tajvanit

Ukraina publikon pamjet e rrëzimit të aeroplanit luftarak rus...

“Dy vite pa ty”, dedikimi prekës i Agron Llakajt për bashkëshorten: Ti s’më lexon, por unë vazhdoj të të shkruaj

24 Maj 12:15

Aktori i njohur shqiptar dhe moderatori i Fake Off në Vizion Plus Agron Llakaj ka emocionuar ndjekësit me një dedikim prekës për bashkëshorten e tij të ndjerë, Kostandinën, në përvjetorin e dytë të ndarjes së saj nga jeta.

Përmes një letre të gjatë dhe plot ndjenjë, Agron Llakaj rrëfen mallin, dhimbjen dhe boshllëkun që ka lënë humbja e saj, ndërsa kujton momentet e jetës së tyre së bashku dhe dashurinë që vazhdon të jetojë mes familjes.

Në postimin emocional, aktori kujton kohën kur ishte ushtar dhe letrat që merrte nga bashkëshortja, duke e krahasuar historinë e tyre me novelën “6 letra të pa dërguara” të autorit turk Sabahattin Ali.

Mes rreshtash, ai flet edhe për fëmijët dhe nipërit, duke treguar se si vazhdojnë ta kujtojnë Kostandinën çdo ditë. Veçanërisht prekëse ishte pjesa ku rrëfen momentin me nipin e tij, i cili i kërkoi dy dhurata për Krishtlindje: Një nga gjyshi dhe një “nga nëna Kostandina”.

Postimi i plote i Agron Llakajt:

24/05/2024.., Dy vite pa Ty.

Sot vendosa të të shkruaj…,të kujtohet e shenjta Kostandina, dikur kur ushtar isha, ti më shkruaje vazhdimisht dhe e vetmja gjë që i shtynte ditët e mia ishte letërkëmbimi me ty, në çdo javë më vinte një letër.

Besoj e ke parasysh atë novelën e autorit turk Sabahatin Ali “ 6 letra të pa dërguara !”…hera e parë që më the-mos ma trego,dua ta lexoj vet!

“ Një nënë që rriste e vetme të birin dhe ngaqë i shoqi i kishte braktisur duke u zhdukur pa adresë, ajo e rriti të birin me idenë se babai ishte diku larg dhe i shkruante gjithmonë letra..,letra të pa lexuara kurrë”

Dhe tani jam unë ai që shkruaj letra dhe që nuk lexohen nga Ty por dua të bind veten se je.

E dashur Kostandina!(Nina)

Jemi mirë! I ndjek në çdo çast e moment fëmijët tanë por të rritur dhe zotër në jetët e tyre, kurse nipat…,vrapoj t’i shikoj,shijoj,loz e qesh,e zhytem në përqafimin e tyre, janë dashuri e madhe…

Adean ma ke lënë si oksigjen në jetën time, ajo ma mbush shtëpinë dhe shpirtin…,por Ty ahhh Ty sa të ka dashur…,shumë herë ka ardhur me mua te banesa jote në qytetin e heshtur e shtëpinë tonë e ka mbuluar me fotot e tua.

Ti që e rrite e mban shumë mirë mend kur e vogël, vishte rrobat e tua dhe ne shkriheshim së qeshuri…,e sot ajo sërish i rivesh e provon dhe më thotë-hë gjysh si më rrinë?!

E shikoj dhe sytë më mjegullohen nga lotët…

Edhe Teos e Brus po rriten shpejt e të bukur…,herë pas here kujtohen dhe të kërkojnë.

“Gjyshi, do më bësh dy dhurata për Krishtlindje!-më tha Teos

Pse?!-i thash

Sepse do më japësh edhe dhuratën nga nëna Kostandina,se ajo na shikon nga lart e të thotë bëji dhurata edhe nga unë Teos-it dhe Brus!”-u përlota.

A më thua mërzitem, a më thua qaj, a më thua-të mungoj?!

Të kërkoj në ëndërra,më vjen, zgjohem i vetmuar deri në ëndrrën tjetër.

Mungesë torturuese por jetoj….,unë i di ëndërrat dhe amanetin e pa lënë për fëmijët Kostandina, se e sa herë kemi folur dhe si misionari yt këtu, do luftoj e nuk do dorëzohem kurrë!

Sa gjatë dua të shkruaj por Ti smë lexon…,

Smundem më…por, do të të shkruaj sërish por në ditëlindje, sepse nuk dua të të kujtoj në këtë ditë Kostandina ime…Ti jeton në mua e mes nesh përgjithmonë.

Posted Under:
Anash Showbiz Vendi

Nga e njëjta kategori

Dhuna tek të rinjtë, sociologia: Fjalori i vajzave sot lë për të dëshiruar

më shumë...

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Ushtria e gatshme të sulmojë Iranin, do goditet edhe më fort

më shumë...

Dhuna mes adoleshentëve, sociologia: Në shkollat tona mungojnë specialistët, psikologët shesin dyshekë

më shumë...

Rama: Të gjithë europarlamentarët votuan pro Shqipërisë, ndërsa opozita kundër!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:12

Vrasja me armë në Kurbin, zbulohet identiteti...

10:46

Tronditet Kurbini, vritet me armë 40-vjeçari

10:34

Dhuna tek të rinjtë, sociologia: Fjalori i...

10:14

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Ushtria e gatshme...

10:12

Dhuna mes adoleshentëve, sociologia: Në shkollat tona...

9:48

Rama: Të gjithë europarlamentarët votuan pro Shqipërisë,...

9:37

“Krimi i organizuar është bërë model”, Qiraxhi:...

9:26

Dhuna ndaj adoleshentes në Fier, Kazizaj: Mund...

9:24

Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i...

9:19

Dhuna ndaj adoleshentes në Fier, eksperti: Përfshirja...

9:07

Përplasen “kokë më kokë” dy automjete në...

8:40

Lamallari: Përmirësim të trajtimit financiar dhe rritje...

8:38

Qeveria e re dhe Presidenti, Kurti thërret...

8:03

Ndryshon ligji për administratën, Pirdeni: Testim kombëtar...

7:57

Gjykatat “përmbyten” nga dosjet, Fatmir Xhafaj përplaset...

7:56

Tajfuni Bavi po i afrohet Tajvanit

7:49

Ukraina publikon pamjet e rrëzimit të aeroplanit...

7:29

Irani rrit eksportet e naftës, ndërsa tensionet...

6:59

Berat/ 11 masa sigurie për këmbim valutor...

6:51

Rritet numri i viktimave në Gaza

Më të klikuarat

  • Mërkuri retrograd ndryshon energjitë, Meri Gjini zbulon shen...
  • Burri vrau gruan në derën e shtëpisë në Shkodër, flet e afër...
  • Detaje nga vrasja në Shkodër, kush është 64 vjeçari që vrau...
  • Publikimi i videos së dhunës në Fier, Hitaj: Përjashtohet po...
  • Ekzekutoi Eglant Koçin/ Armand Shakaj ende në arrati, dyshoh...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.