Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare, kryesisht nga orët e mesditës deri në pasdite përgjatë zonave malore.
Sipas parashikimeve, reshjet e shiut do të jenë të dobëta dhe lokale, kryesisht në relievet malore të jugut dhe lindjes së vendit gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Pas pasdites pritet ndërprerje e reshjeve në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje, me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s, ndërsa në vijën bregdetare dhe zonat luginore herë pas here do të arrijë deri në 12 m/s.
Në detet Adriatik dhe Jon valëzimi parashikohet nga 1 deri në 3 ballë.
Temperaturat maksimale do të ngjiten deri në 33 gradë Celsius në Tirana, Shkodër, Lezhë, Berat, Fier dhe Vlorë.







