Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 July 2026
Vizion fokus

Ndryshon ligji për administratën, Pirdeni: Testim kombëtar periodik për...

Gjykatat “përmbyten” nga dosjet, Fatmir Xhafaj përplaset me kryetarin...

Tajfuni Bavi po i afrohet Tajvanit

Ukraina publikon pamjet e rrëzimit të aeroplanit luftarak rus...

Irani rrit eksportet e naftës, ndërsa tensionet në Gjirin...

Berat/ 11 masa sigurie për këmbim valutor pa licencë,...

Rritet numri i viktimave në Gaza

Presidencialet në Francë, sondazhet nxjerrin favorite Le Pen

Deklarata e fortë e zyrtarit ukrainas: Putin po përgatitet...

Irani lëshon 10 raketa balistike drejt një baze amerikane...

“Një mister i gëzueshëm”, Rama lidh negociatat e BE me 180-vjetorin e Naim Frashërit: Drita jeshile erdhi në këtë moment

25 Maj 09:11

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale lidhur me procesin e integrimit europian të Shqipërisë, duke e cilësuar si një “mister të gëzueshëm” përkimin e avancimit të negociatave me 180-vjetorin e lindjes së Naim Frashëri.

Kreu i qeverisë e vlerësoi Naim Frashërin si “udhërrëfyesin gjenial” të aspiratës shekullore të shqiptarëve drejt Europës, duke risjellë në vëmendje shprehjen simbolike të poetit: “Diellit që lind andej nga perëndon”.

Në mesazhin e tij, Rama shkruan:

MIRËMËNGJES🇦🇱✍🏻🇪🇺
Eshtë një mister i gëzueshëm, që drita jeshile për çeljen e fazës mbyllëse të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkim Europian, të vezullojë në harkun e 180-vjetorit të lindjes së Naim Frashërit, udhërrëfyesit gjenial të aspiratës sonë shekullore drejt “Diellit që lind andej nga perëndon”.
Me mirënjohje të madhe e kujtojmë në këtë 25 maj “Shqipëribërësin” e madh dhe të pavdekshëm, duke e thirrur Orën e Mirë të shpirtit të tij për ditët e mira që paskëtaj vijnë për kombin e për shtetin tonë.
Me punën tonë të përbashkët, nën dritën e amanetit të tij dhe rilindësve tanë, e me ndihmën e Zotit Shqipëria 2030, do ta kurorëzojë atë vit të 130-vjetorit të vdekjes së Naim Frashërit si Vitin Europian të Naimit, vitin e “Diellit që lind andej nga perëndon”. Dhe nëse siç tha Konica, kur u shtie në dhé Naimin e përcollën 300 shqiptarë, në Shqipërinë 2030 Shqipëribërësin e madh do ta kremtojë të gjallë një popull i tërë, i bërë njësh me familjen e Europës së Bashkuar🇦🇱❤️🇪🇺
Javë të mbarë🙏

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Naim Frasheri rama

Nga e njëjta kategori

Ndryshon ligji për administratën, Pirdeni: Testim kombëtar periodik për ata që duan të punësohen

më shumë...

Gjykatat “përmbyten” nga dosjet, Fatmir Xhafaj përplaset me kryetarin e KLGJ-së

më shumë...

Berat/ 11 masa sigurie për këmbim valutor pa licencë, sekuestrohen mbi 8.8 mln lekë dhe 118 mijë euro

më shumë...

Akuzohen për tjetërsim prone, 12 masa sigurie për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Kadastrës në Durrës (EMRAT)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:03

Ndryshon ligji për administratën, Pirdeni: Testim kombëtar...

7:57

Gjykatat “përmbyten” nga dosjet, Fatmir Xhafaj përplaset...

7:56

Tajfuni Bavi po i afrohet Tajvanit

7:49

Ukraina publikon pamjet e rrëzimit të aeroplanit...

7:29

Irani rrit eksportet e naftës, ndërsa tensionet...

6:59

Berat/ 11 masa sigurie për këmbim valutor...

6:51

Rritet numri i viktimave në Gaza

6:26

Presidencialet në Francë, sondazhet nxjerrin favorite Le...

6:25

Deklarata e fortë e zyrtarit ukrainas: Putin...

6:19

Irani lëshon 10 raketa balistike drejt një...

6:08

Koncerti i Kanye West, policia publikon planin...

5:44

Tragjedi në Kinë, 28 viktima nga zjarri...

5:42

Plagosje me thikë në Shëngjin, i riu...

5:36

Akuzohen për tjetërsim prone, 12 masa sigurie...

5:15

Ukraina godet 12 tankerë rusë, anije mallrash...

5:01

“Çdo ndërhyrje do të sjellë përgjigje dërrmuese”,...

4:49

Merz: SHBA miraton shitjen e raketave Tomahawk...

4:43

Shtyhet seanca në themel për Metën dhe...

4:19

Parashikimi i motit për ditën e premte,...

4:18

Arabia Saudite bllokon transfertat drejt Emirateve

Më të klikuarat

  • Mërkuri retrograd ndryshon energjitë, Meri Gjini zbulon shen...
  • Burri vrau gruan në derën e shtëpisë në Shkodër, flet e afër...
  • Publikimi i videos së dhunës në Fier, Hitaj: Përjashtohet po...
  • Ekzekutoi Eglant Koçin/ Armand Shakaj ende në arrati, dyshoh...
  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.