E hënë, 19 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Protesta në Shqipëri, Lesi: Zgjidhja është politike, sistemi ndryshon nga brenda

Analisti Nikollë Lesi, i ftuar këtë të hënë në studion e “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, të Ylli Rakipit, ka komentuar situatën kaotike në Shqipëri.

Lesi ka thënë se protestuesit duhet ta gjejnë zgjidhjen brenda sistemit, duke u regjistruar si forcë politike.

Reklamë

Pjesë nga biseda:

Lesi: Kjo protestë, që filloi me Flamingot dhe vazhdoi në mënyrë të dhunshme, ndryshon nga protestat në Itali dhe Francë, pasi atje ka kërkesa ekonomike, ndërsa këtu janë politike. Kanë kërkuar largimin e Ramës dhe Berishës. Unë i kam pyetur protestuesit se pse nuk krijojnë forcë politike, të krijojnë lista, siç është lëvizja e studentëve që ka përballë Vuçiçin në Serbi. Këta duhet të krijojnë grup politik dhe të nxjerrin emra. Sistemin e formojnë me votë.

Reklamë

Rakipi: Pse nuk e krijojnë?

Lesi: Këta, sipas meje, përbëjnë një konglomerat ku shumica kanë të drejtë për shumë gjëra, për ekonominë dhe jetesën, për të cilat përgjegjës është Rama. Nëse unë dua të ndryshoj sistemin, futem në sistem.

Gjinishi: Por ky sistem nuk e ndryshon.

Lesi: Në maj kishte një protestë madhështore, ishte protestë e frikshme, nga e cila kishte frikë Rama. Unë i kam pyetur protestuesit pse nuk rrinë në shesh.

Demalia: Me këtë klasë politike do ta gjesh zgjidhjen?

Lesi: Këta regjistrohen në fletën e votimit.

Demalia: Marrëveshjen do ta bësh në Parlament. Dy rrugë ka: ose revolucion me forcë, ose rrugë politike, që do të thotë të shkosh në zgjedhje.

Lesi: Unë thashë që këta kanë të drejtë në shumicën e gjërave, ashtu siç ka protestues të ndershëm dhe hajdutë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.