Nga Kuvendi, në krye të bashkisë Roskovec, Majlind Bufi: Këtu gjeta veten si njeri terreni që jam

Kryebashkiakja e Roskovecit Majlinda Bufi është “zhveshur” nga kostumi zyrtar dhe ka treguar anën tjetër të saj, pasionin për librin dhe natyrën.
E ftuar në emisionin “Takohemi n’Vizion” me Fjodora Fjorën, Bufi ka thënë se në pozicionin e saj si kryebashkiake ka gjetur vetveten.
“Majlinda është një njeri aktiv dhe që nuk e kupton dot veten brenda një ambienti të mbyllur. Unë jam Inxhiniere ndërtimi në profesion. Karakteri im i terrenit më bëri të gjej veten si kryetare bashkie. 2 vite në Kuvend nuk ishte ajo që unë doja”, tha Bufi.
Kryebashkiakja e Roskovecit, më tej ka treguar edhe për vështirësit në vitet 1990.
“Në vitet ’90 kam qenë 18 vjeç. Pas ’90, ishte periudha e fakultetit, që ishte shumë e vështirë. Pas vështirësive në fakultet, erdhi jeta e Roskovecit”, tha ajo për Vizion Plus.




