68 të arrestuar dhe 22 të proceduar nga protesta e djeshme, policia: Janë lënduar 20 efektivë

Nga protesta që u zhvillua ditën e djeshme në Tiranë janë arrestuar 68 persona, ndërsa 22 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Në një njoftim për media, policia bën me dije se 20 efektivë janë lënduar.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me tubimin e zhvilluar dje:
-u arrestuan në flagrancë 68 shtetas, konkretisht: E. N., 23 vjeç; F. P., 22 vjeç; R. U., 22 vjeç; E. M., 20 vjeç; A. B., 18 vjeç; L. R., 18 vjeç; A. B., 25 vjeç; B. T., 28 vjeç; G. B., 18 vjeç; D. H., 24 vjeç; E. H., 19 vjeç; B. V., 18 vjeç; A. P., 23 vjeç; A. Z., 41 vjeç; E. A., 36 vjeç; D. H., 18 vjeç; A. M., 22 vjeç; A. M., 18 vjeç; Xh. M., 22 vjeç; K. C., 19 vjeç; E. B., 27 vjeç; A. R., 31 vjeç; J. K., 23 vjeç; L. L., 20 vjeç; A. M., 18 vjeç; L. M., 20 vjeç; E. SH., 22 vjeç; E. B., 19 vjeç; A. I., 33 vjeç; O. Z., 23 vjeç; D. C., 28 vjeç; K. Ll., 25 vjeç; A. G., 42 vjeç; F. Dh., 19 vjeç; K. M., 20 vjeç; O. B., 20 vjeç; A. B., 21 vjeç; D. L., 32 vjeç; B. P., 38 vjeç; M. G., 27 vjeç; J. M., 19 vjeç; M. T., 34 vjeç; Xh. G., 22 vjeç; E. SH., 26 vjeç; K. Z., 21 vjeç; L. Gj., 29 vjeç; E. Ll., 42 vjeç; A. V., 20 vjeç; A. S., 25 vjeçe; U. P., 29 vjeçe; M. P., 18 vjeç; A. Ll., 51 vjeç; R. C., 30 vjeç; N. N., 37 vjeç; Xh. Ç., 28 vjeç; I. H., 29 vjeç; S. C., 53 vjeç; J. Gj; 25 vjeç; E. Sh., 28 vjeç; A. B., 41 vjeç; A. Sh., 42 vjeç dhe 7 të mitur 15- 17 vjeç.
-u proceduan penalisht 22 shtetas.
Këta shtetas dyshohet se kanë qëlluar me gurë, sende të tjera të forta, lëndë piroteknike në drejtim të punonjësve të Policisë dhe godinave të institucioneve publike dhe private, duke dëmtuar fizikisht punonjësit e Policisë dhe duke shkaktuar dëme materiale në godinë dhe në sinjalistikën rrugore.
Gjatë tubimit të djeshëm janë dëmtuar 20 punonjës Policie.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme




