E hënë, 19 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

EMRAT/ Identifikohen vëllezërit e vrarë në Bathore! Autori plagos dhe vëllanë e tretë

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Bathore, ku dy vëllezër mbetën të vrarë dhe vëllai tjetër i tyre u plagos me armë zjarri pas një konflikti të çastit.

Autori i dyshuar, Ngushëllim Manzi, 40 vjeç, i cili punon si ushtarak në Yzberisht dhe banon në rrugën e Farkës, është arrestuar nga policia. Gjatë operacionit është sekuestruar edhe arma e dyshuar e krimit, raporton gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj.

Reklamë

Sipas të dhënave paraprake, Manzi dyshohet se është konfliktuar me tre vëllezër, fqinjët e tij, dhe më pas ka qëlluar me armë zjarri ndaj tyre.

Si pasojë, kanë humbur jetën Nazmi Islami dhe Selami Islami, përkatësisht rreth 48 dhe 30 vjeç, ndërsa vëllai i tyre, Shefqet Islami, ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në Spitalin Ushtarak për të marrë ndihmën mjekësore.

Reklamë

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit, por motivet dhe rrethanat e plota që çuan në përdorimin e armës mbeten ende për t’u sqaruar.

Policia ka shoqëruar autorin e dyshuar dhe ka sekuestruar armën, ndërsa hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht dinamikën e ngjarjes së rëndë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.