Debat në studio/ Gjinishi: Pse s’e jep dorëheqjen Rama? Qefalia: Kryeministri do ikë kur të rrëzohet me votë

Qëndrimi i kryeministrit Edi Rama ndaj protestave dhe thirrjet për dorëheqje kanë shkatuar debat në studion e “Të paekspozuarit” në Vizion Plus.
Zv.ministri i Brendshëm, Xhemal Qefalia theksoi se jo të gjithë protestuesit janë dhunues, teksa nënvizoi se Rama prej ditësh ka bërë thirrje për dialog. Ai u shpreh se kryeministri s’ka pse jep dorëheqjen sepse është votuar me votë dhe do rrëzohet me votë.
Por, për analistin Ermir Gjinishi, kryeministri Edi Rama duhet të jap dorëheqjen sepse ka të gjithë studentët në protestë.
Nga ana tjetër, analisti Ilir Demalia u shpreh se dorëheqja e Ramës mund të krijojë një vakum, duke ngritur shqetësime për situatën e sigurisë në vend.
Pjesë nga intervista:
Qefalia: Ne e dimë që jo të gjithë ata protestues atje janë dhunues. Shumë studentë kanë të drejtën e tyre për të protestuar. Por s’mund të themi që kryeministri s’ka reaguar. Rama ka kërkuar dialog. Dialogu s’do të thotë të bëjë atë që do kryeministri. Kryeministri është votuar aty dhe i hiqet detyra kur e rrëzojnë qytetarët me votë.
Gjinishi: Është gjithë populli në rrugë, pse nuk ikën? Pse s’e jep dorëheqjen? T’i hapë rrugën dialogut.
Demalia: Ja, ta them unë pse s’e jep? Se do të krijohet vakum. Kanë dalë bandat me policinë nëpër këmbë.
/vizionplus.tv




