E mërkurë, 30 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tritol lokalit në Tiranë, kamerat e sigurisë fiksojnë autorin

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në një lokal të vendosur në katin e parë të një pallati në Tiranë, në territorin e Komisariatit nr. 4.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Reklamë

Sipas dyshimeve paraprake, vendosja e tritolit mund të lidhet me një konflikt të ndodhur më herët, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Burime bëjnë me dije se pronarët e lokalit nuk kanë dhënë deklarime lidhur me konfliktet e mundshme.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë shihet një person që afrohet pranë lokalit, vendos lëndën plasëse dhe më pas largohet në këmbë.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë