E martë, 20 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Teherani pranon avancim për negociatat me SHBA-në: Kemi arritur në përfundime për shumicën e çështjeve

Iran ka pranuar se është arritur përparim në negociatat për një marrëveshje që synon t’i japë fund luftës, megjithatë autoritetet në Teheran theksojnë se nënshkrimi i saj nuk është ende i afërt.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, deklaroi se “është arritur një përfundim për një pjesë të madhe të çështjeve që po diskutohen”, por shtoi se kjo nuk do të thotë se marrëveshja është pranë finalizimit.

Reklamë

Sipas tij, fokusi aktual i negociatave është përfundimi i luftës dhe jo detajet e programit bërthamor iranian.

Baghaei kritikoi gjithashtu Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe qasjen e presidentit Donald Trump në rrjetet sociale, duke thënë se “kërcënimet, presionet dhe propagandat janë pjesë e politikës në atë pjesë të botës”.

Reklamë

Ai theksoi se Irani do të vazhdojë të mbrojë interesat e tij kombëtare dhe do t’i përgjigjet çdo presioni “në mënyrën që e konsideron të përshtatshme”.

Ndërkohë, diplomati iranian Hossein Noushabadi deklaroi për agjencinë ISNA se Teherani është i gatshëm të diskutojë me SHBA-në për programin bërthamor dhe rezervat e uraniumit të pasuruar, nëse Uashingtoni respekton angazhimet për heqjen e sanksioneve.

Sipas tij, këto çështje mund të diskutohen në kuadër të një periudhe negociatash 60-ditore, në këmbim të heqjes së sanksioneve dhe zhbllokimit të aseteve iraniane jashtë vendit.

Nga ana tjetër, deputeti iranian Ebrahim Rezaei mbajti një ton të ashpër ndaj SHBA-së, duke deklaruar se Irani nuk do t’i nënshtrohet “kërcënimeve apo presioneve”.

“Nëse amerikanët duan marrëveshje, duhet të negociojnë. Irani nuk dorëzohet përballë dhunës apo kërcënimeve”, shkroi ai në rrjetin social X.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë