Kurset private pas mësimit janë bërë tashmë të zakonshme oër nxënësit. Nga gjuhët e huaja te aktivitetet sportive apo artistike, prindërit po investojnë gjithnjë e më shumë, në zhvillimin e aftësive të fëmijëve.
Sociologia Marsi Simo thotë shpjegon se shumë familje janë në një garë të vazhdueshme me kohën.
“Dikur ka qenë trend ndoshta edhe shpenzim që dukehj luks ndërsa sot është bërë domosdoshmëri. Edhe kur nuk është e nevojshme dhe kur nuk është e domosdoshme, është bërë si një fazë që fëmija duhet të kalojë nëedukimin formal dhe në atë joformal”, tha Marsi Simo, sociologe.
Sociologia këshillon prindërit të tregohen të kujdesshëm dhe të informohen paraprakisht për kushtet, programin dhe ngarkesën e kurseve.
“Unë them me të drejtë prindërit zgjedhin kurset jo vetëm për të mbushur kohën por edhe për ti larguar nga vese dhe bashkëmoshatarë që kanë një mënyrë edukimi që do tu përafrohej.Këto kurse e bëjnë prindin të formojë grup që ësht më pozitiv apo më afër edukimit të vet”, shtoi Simo.
Nga ana tjetër, psikologët vërejnë se prindërit duhet të vëzhgojnë vazhdimisht sjelljen e fëmijës. Shenja si lodhja dhe refuzimi për të ndjekur aktivitetin mund të tregojnë rëndesë emocionale dhe fizike.
“Ka fëmijë që mund të mbingarkohen nga këto aktivitete dhe ndihen të lodhur nuk marrin më njohuritë për të cilat shkojnë dhe kthehen në shtëpi duke shprehur pakënaqësi në forma të ndryshme duke heshtur duke reaguar në forma të papërshatshme. Atëherë duhet të ndalojë prindi dhe të kuptojë a është fëmija I tij I gatshëm, a mundet të përfitojë nga kjo që po bën apo po I kthehet në mekanizëm automatik. Duket sikur me kurset pas shkolle fëmija do të performojë më mirë do ketë not amë të mira por kjo ndonjëherë nuk ndodh kështu. Duhet të kuptojmë a ka vërtetë fëmija potencial për njëlëndë të caktuar, ka prirje të caktuar matematikore, gjuhësore”, tha Anora Kroj, psikologe.
Ekspertët sugjerojnë që përtej investimit në kurse, prindërit të fokusohen edhe te koha që kalojnë me fëmijët. Të komunikojnë me ta për emocionet, shoqërinë apo përditshmërinë e tyre dhe të mos fokusohen vetëm në arritjet akademike.





