Një person është vrarë dhe të paktën dy oficerë policie janë plagosur rëndë pas një sulmi me thikë në qytetin lindor francez të Mulhouse.
Një 37-vjeçar algjerian u arrestua në vendngjarje dhe po hetohet për terrorizëm, shkruan BBC.
Autori ka plagosur rëndë dy policë, një në qafë dhe një në gjoks. Një civil që tentoi të ndërhynte u godit me thikë dhe u vra.
Pasi i shprehu ngushëllimet familjes së viktimës, Macron tha: “Dua të ritheksoj vendosmërinë e qeverisë dhe timen, për të vazhduar punën për të çrrënjosur terrorizmin në tokën tonë”.
Ngjarja ndodhi në një demonstratë në mbështetje të Kongos, ku policët ishin në patrullë./vizionplus.tv





