Kryeministri i vendit Edi Rama gjatë takimit me punonjësit e bashkisë pasditen e sotme në sheshin “Skënderbej” ka hequr paralele mes kohës kur qeveriste PD dhe kohës kur PS-ja erdhi në pushtet.
Shefi i kabinetit qeveritar, e quajti opozitën “anti urbane”, pasi sipas tij nuk dëshiron që qyteti të zhvillohet.
Lexo edhe :
Related Posts
Sërish e ka quajtur opozitën kënete dhe tha se ka ardhur koha që vendi të shpëtojë nga historia e një kënetë 500-vjeçare.
Rama: Mirë politikanët e kënetës se ata ashtu e kanë kokën, se ai Zogu i Zi që ta dini ju kishte brenda dhe një pjesë të pjesës kur u prish, siç e partë me vlerësimin e ekspertëve të shkëlqyer të vendit (imiton Berishën) as këta zhornalistët si dëgjova. Po mirë megjithë këto kulla që merren para për korrupsion, po kjo taksa për Bashkinë e Tiranës që është sa frëngu pulën çfarë është. Ta dëgjojnë të gjithë ata që çojnë fëmijët në çerdhe e kopshte, të ardhurat në Bashkinë e Tiranës janë rritur nëntë fish. Kanë qenë 30 milionë euro kur bashkia ulëriste, vjet ishin 271 milionë euro.
Totali që bashkia ka marrë, se u pa nga e kemi nisur, nga një ferr që e quanin qytet… Çfarë të presësh nga këta sqetull kazan, këta antiurban, këta anti qytet. Gjysëm milioni doallar ka mbledhur bashkia e Tiranës nga vitit 2016 deri në vitin 2024 nga taksa e ndërtimit. Investimet publike, që ishin 10 milionë në kohën e gërhimës, në vitet e fundit kanë qenë 100 milionë. Ky quhet vizion, program shpëtimi, nga historia e një kënetë 500-vjeçare, program rritje ekonomike dhe sociale, ky quhet lidership. Me takat e mbledhura bëhen politikat e duhura dhe qytetarët e qyteti marrin mbrapsht atë që i takon. Lejet e ndërtimit nuk janë favore që i bën kryetari i bashkisë, janë të drejta zhvillimi të pronarëve dhe investitorëve së bashki./vizionplus.tv







