E premte, 9 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Gabimet e drejtësisë shkatërrojnë jetë njerëzish”, Rama: S’më takon mua të them nëse lali Eri është i pafajshëm! T’i jepet fund prangave pa gjyq

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka mbledhur pasditen e sotme punonjësit e bashkisë së Tiranës në sheshin “Skënderbej”. Takimi vjen në një kohë kur kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në burg, ndërsa vendi po shkon drejt zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Duke u ndalur te arrestimi i kryebashkiakut, siç thotë Rama pa gjyq, shton se gabimet e drejtësisë mund të shkatërrojnë jetë njerëzit. Por thotë, se ashtu si herët e tjera, edhe këtë çështje do t’ia lërë drejtësisë, pasi nuk i takon atij te thotë nëse është i pafajshëm apo jo.

Reklamë

Gjithashtu i bën thirrje drejtësisë që t’i japë fund praktikës së prangave pa gjyq.

Rama: Llumi i kënetës ka 30 e ca vite që llokoçitit. Edhe kur nisëm të ndërtonim Zogun e Zi edhe sheshin “Skënderbej”, ia vunë kazmën për t’i zëvendësuar me ato shpifësirat e tyre antiqytet. Ashtu duan t’i vënë kazmën reformës në drejtësi dhe SPAK, edhe llogores sonë të luftës kundër korrupsionit. Organet e reja të drejtësisë nuk kanë si të jenë të pagabueshme. Unë e di që gabimet tona nuk shkatërrojnë jetë njerëzish, familje, sipërmarrje, punë dhe deri edhe interesa publike siç ndodh kur gabon drejtësia. Të kërkosh nga një drejtësi e re në kaq pak vite pavarësi në një klimë të hajvanizuar totalisht nga prokurorët televizivë dhe gjykatësit digjitalë, që të mos gabojë është njësoj si të hedhësh një fëmijë në ujë dhe t’i thuash mos u lag.

Reklamë

Shqipëria e nesërme të jetë e drejtë dhe e barabartë me të gjithë, siç është sot Tirana evropiane për të gjithë, duhet të shtrëngojmë dhëmbët, të durojmë dhe të luftojmë. Ndonjëherë këto dëme janë të dhimbshme. Nuk më takon mua të them nëse lali Eri është i pafajshëm apo fajtor. Në këtë detyrë duhet të qëndroj mbi opinionin tim edhe në këtë rast dhe t’ia lë drejtësië ta ndajë këtë temë. Ndërsa barra juaj, është që makineria e bashkisë së Tiranës të mos fiket asnjë minutë. Deri kur çështja e kryetarit të bashkisë të marrë drejtim, vëmendja ime për Tiranën do të jetë e pandërprerë.

Organet e drejtësisë do t’i japin Veliajt të drejtën e një gjyqi dinjitoz duke i dhëne fund praktikës brutale të prangave pa gjyq për kryebashkiakë dhe njerëz në detyrë. Përtej kësaj çështjeje që është e drejtësisë dhe jo e jona, asnjë buf dhe asnjë specie tjetër e kënetës të vendit tonë, nuk e mbulon dot diellin e transformimit kolosal të Tiranës tonë. Unë e nxora nga koma dhe e ngrita në këmbë Tiranën. Lali Eri e bëri të vrapojë dhe të kthehet në një destinacion turistik gjithë vjetor./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë