Kryeminsitri Edi Rama gjatë fjalës së tij para punonjësve të Bashkisë së kryeqytetit tha se Tiranën moderne e bëri Partia Socialiste dhe njerëzit që punojnë çdo ditë.
Kryeministri Rama tha se opozita dhe ata që flasin mbrëmjeve me gjuhën e kënetës e urrejnë ndryshimine Tiranës dhe Shqipërisë.
Lexo edhe :
Related Posts
“Këneta thotë se Tiranën moderne e bëri koha, ndërsa përmbytjet i bën Bashkia, por jo Tiranën moderne nuk e bëri koha, e bëmë ne. Tiranën moderne e bëra unë, lali Eri, e bëtë ju, grupet e këshilltarëve bashkiakë socialistë, të gjithë ata që për 24 orë ndërrojnë turnet, që Tirana të jetë e pastër, sa dhe turistët thonë ç’është ky kryeqytet kaq i pastër. Dhe Tiranën e bënë ata që na dhanë votën. Të vetmen herë kur Bashkinë e mori këneta edhe vetë sahati ndaloi, dhe qyteti mori erën e kazanëve të plehërave. Më kujtohet njëherë, i them berberit, ore të duket ty sikur ka filluar të marrë prapë erë kazanësh Tirana, nuk janë kazanë mër shef tha, ashtu ju vje era sqetllës këtyre që janë në pushtet, muhabet berberësh, por më duket i qëlluar. Kjo e Tiranës apo e Shqipërisë nuk është një punë që mund ta bëjnë ata që duan dhe që s’dinë gjë tjetër veçse të shajnë dhe të akuzojnë. Ai komisioni hetimor që u ndërtua në 2002 erdhi aps një lemerie akuzash. Kjo puna e Tiranës dhe e Shqipërisë nuk është për ata që çfarë nuk dërdëllisinin, por mbi të gjitha Tirana dhe Shqipëria nuk është për xhuxhmaxhuxhët mendorë, që ku shohin kulla mendojnë para, kur shohin rrugë mendojnë vjedhje, mbi të gjitha kur shohin të bukurën ndiejnë urrejtje dhe urrejtja i shtyn për të kërkuar qenin e ngrodhur. As politikanëve, as analsitëve apo zhurnalistëve të kënetës që paratë për vete i marrin në të zezë se s’duan të paguajnë taksa kur shajnë qeverinë, nuk ua rrok truri se mund të ekzistojnë njerëz që nuk marrin lekë kur japin leje ndërtimi, por i kërkojnë biznesit pemë për qytetin. E dini ju si është pastruar Tirana nga ndërtimet në Lanë? Janë prishur me korrupsion. Kam bërë unë korrupsion. I kam thirrur ndërtuesit në zyrë e u kam thënë ore keni dhënë lekë për leje ndërtimi, ata shihni se si është puna, ore përgjigjuni, keni dhënë apo jo? Më thanë jo. Më dini budalla mua u thashë që merrni leje e nuk jepni asgjë. Atëhere u thashë ka ardhur koha t’i paguani ryshfetin qytetarëve të Tirinaës, ua ndava Tiranën me copa, u thashë merrni puntorët dhe buldozerët tuaj, prishini dhe pastrojini se përndryshe nuk merrni më leje ndërtimi. Dhe në vijën logjike jam gati të dorëzohem para drejtësisë, e kam bërë shumë herë. Ata që deri dje në çdo pallat të ri shinin përqindje, dhe unë thashë që nuk ka bir nëne e bir kurve, ata më nxorrën një burrë i cili më ka kërkaur falje nja 34 herë”, tha Rama.






