Subscribe

Komuna e Tuzit në Mal të Zi ka protestuar kundër masave të marra nga Ministria e Shëndetësisë, në kuadër të luftës ndaj covid 19. Policia malazeze ka tentuar të mbyllë me forcë disa biznese ndërsa tensionet janë përshkallëzuar.

Sipas kryetarit të Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, raporton Vizion Plus, masat e reja kanë për qëllim hakmarrjen për shfaqjen e fundit të flamurit të Kosovës, me rastin e ditës së pavarësisë më 17 shkurt, dhe jo për të parandaluar përhapjen e pandemisë.

Një ditë më parë, Instituti i Shëndetit Publik ka renditur Tuzin në grupin e komunave ku kërkohet ashpërsimi i masavë të kufizimit, duke përfshirë mbylljen e plotë të objekteve hoteliere.

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapic, ka pranuar të ulet në dialog me palët pas disa përpjekjeve të vazhdueshme nga zyrtarët shqiptarë.

Aktualisht në Tuz janë 95 persona të infektuar me koronavirus, dhe kjo komunë gjendet në zonën e ashtuquajtur të gjelbër, ku shkalla e epidemisë nuk është në rritje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *