E martë, 17 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ky është 20-vjeçari i ekzekutuar në Korçë! Autori i zuri pritë

I riu që shihni në foto është Joan Zuko, i cili u ekzekutua pasditen e sotme nga një breshëri kallashnikovi në lagjen 14 në qytetin e Korçës.

20-vjeçari i ekzekutuar, Joan Zyko

Mësohet se i riu është ndjekur nga autori, dhe është qëlluar në hyrjen e pallatit në afërsi të spitalit të Korçës ku ai tentoi të fshihej.

Bëhet e ditur se i 20-vjeçari ishte pjesë e Forcave të Armatosura. Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes dhe po punon për kapjen e tij, ndërkohë që ende nuk ka informacion se cili është shkaku i ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë