Ka nisur sot shpërndarja e vaksinave të AstraZeneca në të gjitha njësitë e kujdesit shëndetësor. Ministrja Ogerta Manastirliu deklaroi se koordinimi do të bëhet me grupe shkollash në mënyrë që të kryhet sa më shpejtë vaksinimi i mësuesve.
“Sot kemi filluar me shpërndarjen e vaksinave në të gjithë Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, për të vijuar me vaksinimin e mësuesve. Organizimi është me grup shkollash, për të mundësuar vaksinimin sa më të shpejtë në territor të mësuesve. Teksa në të gjitha strukturat të vaksinimit të përqërqendruar jemi duke vijuar me rivaksinimi e stafeve mjekësore dhe të moshuarve, tashmë nëpër shkolla do të vijojmë vaksinimin e mësuesve, duke siguruar edhe lehtësinë e vaksinimit në territor.”
Ndwrkohw, të moshuarit mbi 80 vjeç, ndër to edhe personalitete kanë marrë dozwn e dytë të injeksionit të vaksinës Pfizer në stadiumin Air Albania.
Vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve nisi ditën e shtunë në Tiranë me ardhjen e sasisë së parë të 38.400 vaksinave të AstraZeneca.




