Mihallaq Përgjika dyshohet se ka qenë personi i kërkuar nga forcat RENEA gjatë operacionit të zhvilluar mëngjesin e sotëm në Korçë.
Burime nga Drejtoria Vendore e Policisë së Korçës bëjnë me dije se Përgjika, i cili rezulton i dënuar me 18 vite burg për vrasje, dyshohej se fshihej në një pallat në qytet, çka solli angazhimin e forcave speciale RENEA në operacion.
Lexo edhe :
Mësohet se i kërkuari nga policia ka qëndruar për një periudhë jashtë shtetit dhe së fundmi është rikthyer në Korçë.
Sipas të njëjtave burime, ka qenë drejtori i Policisë së Korçës, Vilson Bala, ai që ka kërkuar mbështetjen e forcave RENEA, për shkak të rrezikshmërisë së dyshuar të personit dhe me qëllim shmangien e çdo incidenti gjatë ndërhyrjes.
Megjithatë, pas kontrolleve të kryera, Përgjika nuk është lokalizuar në Korçë.






