E mërkurë, 21 Tetor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 42 minuta më parë
Politikë

Takimi i Ramës me të deleguarit për Tiranën dhe deputetët e qarkut, zbardhen kërkesat e kryeministrit

Kryesocialisti Edi Rama mblodhi këtë të shtunë të deleguarit politikë të Tiranës dhe deputetët e qarkut, në vijim të takimeve për organizimin dhe koordinimin e strukturave të Partisë Socialiste në terren.

Gazetarja e Vizion Plus, Mola Luku mëson se në fokusin e diskutimeve të takimit ka qenë sërish dokumenti Besa.

Reklamë

Ashtu siç ishte parashikuar edhe kësaj radhe, kreu i qeverisë ka kërkuar takime në terren me qytetarët, në mënyrë që eksponentët politikë të njihen me problematikat e tyre.

Rama ka theksuar se nuk kërkohet vetëm mendim sa i përket problemeve institucionale, por kërkoi që të njihen me shqetësime edhe të vogla (si ato të legalizimeve etj.).

Reklamë

Ndonëse një ditë më parë kryebashkiaku i zgjedhur, Erion Veliaj, shkarkoi nga detyra kryetaren e komanduar, Anuela Ristanin, burimet thonë se kjo çështje nuk ishte pjesë e diskutimeve.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë