E martë, 27 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Hap i nevojshëm për sezonin e ri politik”, Rama reagon pas takimit me deputetët dhe të deleguarit për Tiranën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit me deputetët dhe drejtuesit e njësive organizative të Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës, ku në fokus ishin organizimi i strukturave dhe përgatitjet për sezonin e ri politik.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se diskutimet u përqendruan te organizimi i “Pranisë Besnike”, metodologjia e “BESËS” dhe sistemi i ri i “PasqyrAlbania”.

Rama e cilësoi takimin si një diskutim të dobishëm dhe një hap të nevojshëm në përgatitjen e sezonit të ri politik të Partisë Socialiste.

POSTIMI I EDI RAMËS:
Me deputetët dhe drejtuesit e tjerë të njësive organizative të Partisë Socialiste të Qarkut Tiranë, patëm sot një diskutim të dobishëm për organizimin e Pranisë Besnike????
metodologjinë e BESËS????????????????????
dhe sistemin e ri të PasqyrAlbania????‍♂️‍➡️????????????????‍♂️????????‍♀️
duke hedhur një hap të nevojshëm në përgatitjen e sezonit të ri politik të Partisë Socialiste
/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë