Vendi
Krujë/ Zjarr në fshatin Kroj i Madh, era dhe terreni i vështirë favorizojnë përhapjen e flakëve

Një zjarr ka rënë në fshatin Kroj i Madh, në malësinë e Krujës, duke përfshirë sipërfaqe me shkurre dhe pemtari.
Sipas informacioneve paraprake nga banorët e zonës, shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta.
Reklamë
Terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse, ndërsa priten forca nga Emergjencat Civile për të ndërhyrë në terren.
Nuk përjashtohet as mundësia e ndërhyrjes nga ajri për të neutralizuar flakët.
Reklamë
Deri në këto momente, banesat nuk rezultojnë të rrezikuara, por situata mbetet problematike për shkak të erërave, të cilat favorizojnë përhapjen e flakëve.
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




