E shtunë, 24 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 05:00 Në vijim ora 05:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Çdo shqetësim i qytetarëve meriton përgjigje”, Lamallari mbledh prefektët e 12 qarqeve, përcjell porositë e Ramës

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari ka zhvilluar një takim me prefektët e 12 qarqeve të vendit.

Në fokus të takimit ka qenë forcimi i komunikimit me qytetarët dhe rritja e përgjegjshmërisë së administratës publike në territor.

Reklamë

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Lamallari shkruan se besimi te institucionet ndërtohet përmes pranisë, komunikimit të hapur dhe zgjidhjeve reale, që e bëjnë qytetarin të ndihet i dëgjuar dhe i respektuar.

“Shumë qytetarë i drejtohen institucionit të Prefektit, çdo ditë në kërkim të shërbimeve të ndryshme apo të një përgjigjeje. Prandaj, përmes Prefektëve të 12 qarqeve të vendit përcolla porositë e Kryeministrit mbi domosdoshmërinë e një komunikimi sa më profesional, korrekt, të besueshëm dhe të shpejtë me qytetarët nga çdo punonjës në shërbim të tyre.

Reklamë

Çdo shqetësim apo kërkesë për informacion e qytetarëve meriton vëmendje dhe ne kemi detyrimin të përgjigjemi dhe të japim zgjidhje. Besimi ndërtohet aty ku qytetari ndihet i dëgjuar dhe ku institucionet veprojnë me zgjidhje konkrete. Ky është standardi që duhet të udhëheqë punën e çdo shërbëtori publik në çdo cep të vendit”, shkruan Lamallari.

/vizionplus.tv 

Vazhdo të lexosh

Reklamë