Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
30 August 2026
Vizion fokus

Të shtëna me armë gjatë një feste në Zvicër,...

Përmbytjet në Nepal, rëndohet bilanci i viktimave, më shumë...

Debat i ri mes Greqisë dhe Turqisë, Ankaraja sfidon...

Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani: Ngushtica e Hormuzit...

Varka përplaset me shkëmbinjtë në Qipro, humb jetën biznesmeni...

Peskov: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve...

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit, gjashtë persona të dëmtuar,...

Tragjedi në Vaun e Dejës! Ranë në kontakt me...

U konfliktuan me lopata dhe mjete të forta, plagosen...

Rast unik! Lindi binjakë me prindër biologjikë të ndryshëm,...

Tornadoja godet qytetin italian, plagosen 40 persona

29 Gusht 18:11

Qyteti i Kremonës në Itali, është goditur nga një tornado e shoqëruar me breshër dhe erëra të forta. Sipas mediave italiane, moti i keq ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa zona.

Mes ndërtesave të prekura janë Katedralja dhe Bashkia. Nga fuqia e stuhisë është dëmtuar rëndë çatia e njërës prej majave të Katedrales, ndërsa është shembur edhe çatia e kullës qytetare të Bashkisë, e cila përbën një nga gjurmët e mbetura të ndërtesës së vjetër të qytetit.

Sipas raportimeve, rreth 40 persona kanë mbetur të plagosur. Të plagosurit raportohet se kanë pësuar dëmtime të lehta, ndërsa në një rast më serioz, një automjet është goditur nga një pemë e rrëzuar në Via Giuseppina, në periferi të Kremonës. Personat që ndodheshin brenda makinës janë nxjerrë nga automjeti me ndihmën e banorëve dhe më pas të ekipeve të emergjencës.

Pjesa tjetër e të plagosurve janë goditur nga breshëri, copa çatie, tjegulla dhe materiale të shkëputura nga ndërtesat. Disa persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, kryesisht për shkak të dëmtimeve dhe gjendjes së shokut.

Moti i keq ka prekur edhe zonën lindore të Bassa Piacentina, ku janë regjistruar reshje të dendura breshëri. Në Castelsangiovanni, në kufi me provincën e Pavias, kokrrat e breshërit kanë arritur madhësinë e topave të tenisit.

Shërbimet zjarrfikëse kanë marrë dhjetëra telefonata për ndihmë, kryesisht për shkak të pemëve të rrëzuara dhe dëmeve të shkaktuara në automjete.

Stuhia ka prekur edhe zonat bujqësore, me dëme të raportuara veçanërisht në vreshta.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Itali Tornado Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Të shtëna me armë gjatë një feste në Zvicër, një viktimë dhe 5 persona të plagosur

më shumë...

Përmbytjet në Nepal, rëndohet bilanci i viktimave, më shumë se 3 mijë persona raportohen të zhdukur

më shumë...

Çfarë do të thotë sipas psikologjisë të kërkosh gjithmonë falje

më shumë...

Debat i ri mes Greqisë dhe Turqisë, Ankaraja sfidon planin e Athinës, çfarë po ndodh mes dy vendeve

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:07

Pronari lë ndezur makinën dhe zbret, italiani...

8:52

Të shtëna me armë gjatë një feste...

8:44

Përmbytjet në Nepal, rëndohet bilanci i viktimave,...

8:38

Çfarë do të thotë sipas psikologjisë të...

8:21

Debat i ri mes Greqisë dhe Turqisë,...

8:18

Tërmet gjatë mesnatës në jug të vendit,...

8:17

Dashuria dhe paratë, horoskopi për ditën e...

8:05

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit...

1:04

Tërmeti me magnitudë 4.5 shkund Shqipërinë, ja...

11:04

Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani: Ngushtica...

10:36

Varka përplaset me shkëmbinjtë në Qipro, humb...

10:10

Peskov: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin...

9:29

Ecja nuk mjafton për kocka të forta,...

8:57

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit, gjashtë persona...

8:22

Tragjedi në Vaun e Dejës! Ranë në...

7:38

U konfliktuan me lopata dhe mjete të...

7:36

Vlorë/ Zjarr pranë një hoteli në Ujin...

6:47

Rast unik! Lindi binjakë me prindër biologjikë...

6:41

“Hap i nevojshëm për sezonin e ri...

6:24

“Çdo shqetësim i qytetarëve meriton përgjigje”, Lamallari...

Më të klikuarat

  • DETAJE/ Punonte si kamarier në një hotel në Golem, 18-vjeçar...
  • E shtuna shënon fundin e temperaturave “afrikane”, qytetet m...
  • Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së lumi...
  • Katër persona i dhunuan nipin 18-vjeçar, xhaxhai merr kallas...
  • Tërmeti me magnitudë 4.5 shkund Shqipërinë, ja ku ishte epiq...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.