Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
30 August 2026
Vizion fokus

Tronditëse në Athinë, gjendet foshnja e pajetë brenda një...

Jeta e tij në rrezik? Djali i Netanyahut evakuohet...

Maduro publikon foto nga burgu: Qëndrojmë të fortë, Venezuela...

Islanda i tha jo BE-së, reagon Brukseli: Respektojmë zgjedhjen...

Zelensky: Ukraina po përgatitet për bisedime të mëtejshme me...

Aksidenti tragjik në Mirditë, në makinë tre të rinj,...

VIDEO/ 7 të vdekur dhe 23 të zhdukur pas...

Trump: Nafta është një dhuratë nga Venezuela për popullin...

PS-PD përplasen në Kushtetuese, opozita ka goditur 7 vendime...

Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare e PS-së në...

Ekonomiku kryeson preferencat, mbështetje financiare për programet prioritare

29 Gusht 15:18

 “Universiteti i Tiranës vijon të jetë një nga zgjedhjet kryesore të maturantëve. Sipas të dhënave të këtij universiteti, 6 në 10 maturantë aplikues kanë përzgjedhur të paktën një nga degët e studimit të ofruara nga ky universitet.”

“Për sa i përket numrit të aplikimeve, është fakt që për këtë vit, në total, për programet e studimit në të gjitha institucionet e arsimit të lartë ka një rënie të lehtë. Por, do të thoja që për Universitetin e Tiranës ka një rritje të lehtë”, shprehet Gentjana Sharku, zv.rektore e Universitetit të Tiranës.

Në krye të preferencave mbeten degët e ekonomisë, teknologjisë së informacionit dhe drejtësia, programe që prej vitesh tërheqin numrin më të lartë të maturantëve.

“Që nga vitet e kaluara, tendenca e studentëve, maturantëve, është drejt programeve të studimit në ekonomi, informatikë, teknologji informacioni, drejtësi. Janë fakultetet që i plotësojnë më së miri edhe kuotat e tyre”, thotë Sharku.

Për të nxitur interesin drejt degëve ku vendi ka më shumë nevojë për specialistë, Sharku konfirmon se vijon edhe këtë vit mbështetja për programet prioritare.

“Kjo i ndihmon studentët që të ndjekin studimet në një program që ka interes kombëtar për zhvillimin e vendit. Por ofron edhe një mbështetje financiare, sepse, në bazë të akteve ligjore, ata përfitojnë edhe një bursë sa paga minimale, në qoftë se ndjekin këto programe studimi”, thotë Sharku.

Një tjetër drejtim i ofruar prej gjashtë vitesh, janë programet në gjuhën angleze. Përmes tyre, Universiteti i Tiranës synon jo vetëm të zgjerojë mundësitë për studentët shqiptarë, por të tërheqë studentë të huaj. Në Universitetin e Tiranës ofrohen edhe këtë vit për maturantët 160 programe studimi.

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
Maturantet universiteti i tiranes

Nga e njëjta kategori

Tronditëse në Athinë, gjendet foshnja e pajetë brenda një valixheje

më shumë...

Jeta e tij në rrezik? Djali i Netanyahut evakuohet urgjentisht nga SHBA

më shumë...

Nga farat e kungullit te spinaqi, zbuloni 10 ushqime të pasura me magnez që duhet t’i përfshini në dietën tuaj

më shumë...

Aksident në Vlorë, makina përplas drejtuesin e monopatinës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:29

Tronditëse në Athinë, gjendet foshnja e pajetë...

9:56

Jeta e tij në rrezik? Djali i...

9:32

Nga farat e kungullit te spinaqi, zbuloni...

8:46

Aksident në Vlorë, makina përplas drejtuesin e...

8:44

Mbrojtja: 20 vatra zjarri në vend, 7...

8:27

Maduro publikon foto nga burgu: Qëndrojmë të...

7:35

Islanda i tha jo BE-së, reagon Brukseli:...

7:21

Zelensky: Ukraina po përgatitet për bisedime të...

6:37

Aksidenti tragjik në Mirditë, në makinë tre...

6:19

Makina bie në greminë në Kurbnesh të...

5:57

VIDEO/ 7 të vdekur dhe 23 të...

5:40

Nuk dorëzohen lehtë! 3 shenjat e horoskopit...

5:21

Trump: Nafta është një dhuratë nga Venezuela...

5:06

Fluks nga virozat në spitale, dominojnë pacientët...

4:35

Zjarri del jashtë kontrollit në Mat, flakët...

4:15

PS-PD përplasen në Kushtetuese, opozita ka goditur...

4:03

Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare e...

3:46

Shembet masivi i dheut gjatë hapjes së...

3:06

Anija me rreth 270 persona përmbytet në...

2:32

Islanda i thotë “jo” BE-së, shumica e...

Më të klikuarat

  • Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së lumi...
  • Aksidenti tragjik në Mirditë, në makinë tre të rinj, viktimë...
  • Tërmeti me magnitudë 4.5 shkund Shqipërinë, ja ku ishte epiq...
  • 57-vjeçari në Vlorë përplas për vdekje të moshuarin që lëviz...
  • Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare e PS-së në V...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.