Kristjan Asllani është prezantuar nga Al Jazira, duke u bërë lojtari më i ri i klubit nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Transferimi vjen pas disa ditësh negociatash mes Al Jaziras dhe Interit.
Nëse Asllani regjistron 20 paraqitje gjatë sezonit, atëherë pritet të aktivizohet opsioni për blerjen e kartonit. Al Jazira shpenzoi 1,5 milionë për huazimin. Sa i përket blerjes së kartonit do të duhen edhe 5 milionë euro të tjera.
Tashmë gjithçka është zyrtare dhe Asllani do të mbajë fanellën me numrin 23 te Al Jazira.

Asllani u bashkohet disa lojtarëve të Kombëtares në Lindjen e Mesme. Kujtojmë se aty luajnë edhe Berat Gjimshiti, Nedim Bajrami dhe Jasir Asani.





