Subscribe

Fadromat e inspektoratit te mbrojtjes se territorit zbarkuan këtë te mërkurë ne mëngjes ne Porto Palermo për te shembur lokalin e Mihal Kokëdhimës, i cili dhunoi turistet spanjolle.

 

Te mbështetur edhe nga forca te shumta policie inspektoret prishen restorantin i cili eshte ndertuar perpara disa vitesh pa leje.

 

Megjithëse 51-vjeçari Mihal Kokëdhima kishte nisur procesin e legalizimit kjo nuk e ka penguar IKMT-ne te marre vendimin për te shembur restorantin “Panorma”.

 

Por nderhyrja erdhi autoriteve erdhi vetem pas incidentit te rende me turistet spanjolle edhe pse objekti ishte identifikuar prej vitesh si i paligjshem.

 

Hapësira ku ishte ndërtuar objekti u kthehet tashme pushuesve si plazh publik.Mihal Kokëdhima ndodhet tashme ne masën e sigurisë te arrestit me burg pasi akuzohet për kanosje, dëmtime me dashje dhe shkatërrim prone.

 

Video e publikuar të shtunën me 51-vjeçarin që qëndron i varur mbi furgon për më shumë se 2 km duke thyer me grushte xhamin e fugonit ku udhëtonin turistet spanjollë solli indinjatën e mbarë opinionit publik.

 

Ndërkohë anëtarët e familjes spanjolle Galdon në takimin me ministrin e turizmit Blendi Klosi premtuan se do te kthehen sërish në Shqipëri pas sipas tyre një individ nuk mund të përfaqësojë një vend te tërë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *