Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
31 July 2026
Vizion fokus

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Fier-Patos, një...

Kupa e Botës çdo dy vjet, “zbulohet” plani i...

Ushtria izraelite: 200 persona janë arrestuar javën e kaluar...

Rusia bombardon portin e Odesës

ZYRTARE/ Mario Mitaj do të luajë në Serie A...

Polonia thërret ambasadorin rus pas incidentit me raketë

Zjarr në një parcelë me ullinj në Mallakastër, era...

Greqia në luftë me flakët, evakuohen banorë e turistë

Rritje e madhe e çmimit të naftës, shkon në...

Trump: Hamas do të çarmatoset, arrihet marrëveshja në Kajro,...

Masakra e Reçakut, nis në Prishtinë gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve

31 Korrik 17:06

Një gjykim në mungesë ka nisur të premten në Gjykatën e Prishtinës kundër 21 personave të akuzuar për Masakrën e Reçakut – një ngjarje që ndihmoi në nxitjen e ndërhyrjes ndërkombëtare për t’i dhënë fund luftës së viteve 1998-’99 në Kosovë.

Prokurorët i akuzojnë ata se gjatë një operacioni të forcave policore serbe gjatë luftës së viteve 1998-‘99, i vranë 42 civilë në Reçak të Shtimes, rreth 30 kilometra larg kryeqytetit Prishtinë.

Të pandehurit – Obrad Stevanoviq, Radomir Markoviq, Krsman Jeliq, Goran Radosavljeviq, Zhivko Trajkoviq, Bogoljub Janiqeviq, Milan Leçiq, Radomir Mitiq, Dragan Gjorgoviq, Branko Mladenoviq, Dragan Jasoviq, Momqilo Sparavalo, Darko Amanoviq, Srboljub Vujnoviq, Bozhidar Marinkoviq, Zoran Stanojeviq, Milan Josanoviq, Goran Petkoviq, Dragoslav Nikoliq, Çedomir Aksiq dhe Zvonimir Janiqijeviq – akuzohen për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullsisë civile.

Ata akuzohen për vrasje, torturë dhe trajtim çnjerëzor të popullsisë civile, shkatërrim të pasurisë së civilëve dhe dëbim të popullsisë civile.

Sipas aktakuzës, gjatë viteve 1998–1999, në fshatin Reçak, ata kanë vepruar me dashje, në bashkëkryerje, individualisht dhe në kuadër të përgjegjësisë komanduese, si pjesëtarë të Ushtrisë së ish-Jugosllavisë.

Prokuroria ka kërkuar që gjykimi ndaj tyre të zhvillohet në mungesë, duke thënë se ata janë të paarritshëm për organet e drejtësisë së Kosovës, informon REL.

Në fjalën hyrëse, prokurori Ilir Morina tha se gjykimi duhet të zhvillohet në mungesë, pasi janë plotësuar “të gjitha kushtet”. Kërkesa u pranua nga gjyqtarja Violeta Namani-Hajra.

Gjyqtarja theksoi se janë ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për njoftimin e të akuzuarve dhe se, sipas të dhënave, ata ndodhen në Serbi.

Thirrja, urdhërarresti, kërkimi i adresës së të pandehurit në Kosovë dhe fletarresti ndërkombëtar janë kushtet ligjore që duhet të plotësohen para se të ngrihet aktakuza në mungesë.

Në rastin e Reçakut, prokuroria tha se i ka plotësuar të gjitha këto kushte gjatë viteve të fundit.

Prokurori Morina tha se gjatë vitit 2021 u ishte dërguar thirrje të gjithë të pandehurve përmes ndihmës juridike ndërkombëtare, por nuk kishte pranuar asnjë përgjigje.

Një vit më vonë, me kërkesë të prokurorisë, gjykata kishte lëshuar fletarrestime ndaj tyre.

Sipas Morinës, nga raporti i policisë rezulton se asnjëri prej të pandehurve nuk është gjetur në adresat ku kishte jetuar në Kosovë para luftës dhe as në ndonjë adresë tjetër brenda vendit. Pas lëshimit të fletarrestimeve në Kosovë, ishin lëshuar edhe fletarrestime ndërkombëtare.

Gjykimi ndaj tyre duhej të niste më 20 korrik por Gjykata Themelore në Prishtinë e shtyu atë për këtë të premte në mungesë të kushteve ligjore.

Ramë Shabani, një 60-vjeçar që i mbijetoi Masakrës së Reçakut, tha për Radion Evropa e Lirë para fillimit të gjykimit se – edhe në rast se vërtetohet fajësia e të akuzuarve dhe ata dënohen – drejtësia do të mungojë.

“Unë jam që të ketë verdikt të drejtë. Por, kjo nuk mund të sjellë drejtësi. Ata 21 persona, të cilëve u janë përmendur emrat, nuk hyjnë më në Kosovë dhe ne [autoritetet e Kosovës] nuk do të mund t’i kapim kurrë… Pa qenë ata në bankën e të akuzuarve, nuk mund të bësh asgjë”, tha ai.

Gjykimi në mungesë

Gjykimi në mungesë mundësohet në Kosovë pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, të bëra më 2022.

Megjithatë, gjykime të tilla mund të bëhen vetëm me kushtin që prokuroria dhe gjykata t’i kenë shteruar të gjitha mjetet për të siguruar praninë e të akuzuarit.

Por, ky Kod përcakton se personat që gjykohen në mungesë kanë të drejtë për një rigjykim pa kushte, nëse arrestohen më vonë.

Ndërkohë, ky proces gjyqësor nuk është zhvillimi i vetëm lidhur me Masakrën e Reçakut.

Më 12 qershor, gjatë një operacioni të përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, në kuadër të hetimeve për krime lufte në rastin e njohur si “Reçaku II”, u arrestuan pesë persona.

Prokuroria bëri të ditur se të arrestuarit janë të nacionalitetit serb. Ndërkaq, policia nuk arriti ta arrestonte personin e gjashtë, i cili nuk është gjetur në vendbanimin e tij.

Të arrestuarit dyshohen se kanë qenë pjesë e njësive speciale të policisë serbe që morën pjesë në operacionin e janarit në Reçak.

Dokumentimin e krimeve të kryera në Reçak e kishte bërë William Walker, i cili më 1999 kishte shërbyer si shef i Misionit Verifikues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Kjo masakër shkaktoi reagim të fuqishëm ndërkombëtar dhe e rriti trysninë ndaj regjimit në Serbi, gjë që çoi në bisedime mes përfaqësuesve të shqiptarëve të Kosovës dhe autoriteteve të Serbisë, me ndërmjetësim ndërkombëtar, në Konferencën e Rambujesë në Francë.

Mosarritja e marrëveshjes e shtyu NATO-n të kryejë bombardime ndaj caqeve ushtarake dhe policore të ish-Jugosllavisë për 78 ditë.

Më pas, forcat ndërkombëtare hynë në Kosovë dhe nga vendi u larguan forcat dhe administrata serbe.

Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë ka dokumentuar 12.230 viktima të luftës së viteve 1998-’99.

Më herët gjatë vitit, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë në mungesë kundër 21 të dyshuarve për dëbimin me forcë të mbi 800.000 civilëve shqiptarë nga Kosova gjatë asaj lufte.

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
masakrarecaku Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Fier-Patos, një i plagosur

më shumë...

Kupa e Botës çdo dy vjet, “zbulohet” plani i Infantinos

më shumë...

Ushtria izraelite: 200 persona janë arrestuar javën e kaluar në Bregun Perëndimor

më shumë...

Rusia bombardon portin e Odesës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

6:26

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin...

6:14

Kupa e Botës çdo dy vjet, “zbulohet”...

6:02

Ushtria izraelite: 200 persona janë arrestuar javën...

6:01

Rusia bombardon portin e Odesës

5:45

ZYRTARE/ Mario Mitaj do të luajë në...

5:22

Ditët e ardhshme do të sjellin ndryshime...

5:20

Polonia thërret ambasadorin rus pas incidentit me...

5:06

Masakra e Reçakut, nis në Prishtinë gjykimi...

4:57

Zjarr në një parcelë me ullinj në...

4:49

I nxehti afrikan “pushton” Shqipërinë, ja sa...

4:22

Greqia në luftë me flakët, evakuohen banorë...

4:02

Rritje e madhe e çmimit të naftës,...

3:33

Aktori Ben Affleck fiton 1 milion dollarë...

3:26

Në 6 gusht seanca e konstituive, Albulena...

3:17

Trump: Hamas do të çarmatoset, arrihet marrëveshja...

3:00

Fluks i lartë në pediatrinë e Korçës,...

2:49

Ju ndihmojë të freskoheni gjatë verës, ja...

2:43

Komedia “Demos” shfaqet në Korçë, vepra e...

2:22

“Nuk duhet të shkrihet”, banorët e Maliqit...

2:05

Balluku në SPAK, pritet t’i komunikohet zgjatja...

Më të klikuarat

  • Skena filmi në plazhin e Siçilisë, çanta me 700,000 euro del...
  • Data 3 do të jetë shumë e rëndësishme! Horoskopi për muajin...
  • Aksident i rëndë në Kretë, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
  • Aksidentohet “Cekja” i Beratit, përplaset me klerikun në Gji...
  • Forcat e Armatosura pajisen me 40 mjetet e para taktike “Mad...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.