Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
31 July 2026
Vizion fokus

Qytetarët e Poliçanit dogjën teserat e PS dhe kundërshtuan...

“Rama ka ngjallur pakënaqësi”, Berisha sulmon edhe Maznikun: Peng...

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet ndërtesa, një viktimë...

“Reforma e 2014-tës shpopulloi Shqipërinë”, Berisha: Mbyllja e komunave...

Ish-ministri Ilir Beqaj lirohet nga burgu, Gjykata e kalon...

Produkte ushtarake të prodhuara në vend, Rama: Mos u...

“Flitet për shitje të atdheut”, Rama: Së shpejti do...

Forcat e Armatosura pajisen me 40 mjetet e para...

Skena filmi në plazhin e Siçilisë, çanta me 700,000...

Sulmi me dron në portin egjiptian, Teherani: Siguria e...

Forcat e Armatosura pajisen me 40 mjetet e para taktike “Made in Albania”, Rama: Fillon një fazë e re, dikur ushtria ishte në pikë të hallit

31 Korrik 11:24

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar historike nisjen e një kapitulli të ri për industrinë ushtarake shqiptare, pas dorëzimit të mjeteve të para taktike të prodhuara në vend sipas standardeve të NATO-s.

Gjatë ceremonisë së prezantimit të mjeteve të prodhuara nga kompania “Timak Defence” për Forcat e Armatosura, Rama tha se një vizion i shkruar në strategjitë e qeverisë tashmë është kthyer në një realitet të prekshëm.

“Sot ajo që ishte në vizionin dhe strategjinë e shkruar është e prekshme. Flota e prodhuar në Shqipëri për Forcat e Armatosura, sipas standardeve të NATO-s dhe nga profesionistë shqiptarë, sapo ka nisur të vihet në dispozicion të ushtrisë shqiptare”, u shpreh Rama.

Kryeministri tha se përpjekja për zhvillimin e industrisë ushtarake ka nisur nga një situatë e vështirë për Forcat e Armatosura, të cilat sipas tij janë mbajtur ndër vite nga përkushtimi dhe profesionalizmi i ushtarakëve.

Sipas Ramës, për një kohë të gjatë Shqipëria nuk kishte kapacitete të sajat në fushën e prodhimit ushtarak dhe mbështetej kryesisht te blerjet nga jashtë.

“Përpjekja ka nisur në buzë të greminës për Shqipërinë dhe FA, të cilat ishin në pikë të hallit, të cilat ishin thjesht dhe vetëm një ushtri që mbahej në këmbë nga pasioni, vullneti, dija dhe patriotizmi i atyre që qysh në fëmijëri ia kanë kushtuar jetën uniformës së ushtarakut. Ishin të braktisur në fatin e tyre. As nuk bëhej fjalë të përfytyronim një industri ushtarake. Historitë e tenderave, historitë e blerjeve të makinerive laramane ishin historia e përditshme e shtetit shqiptar në të gjitha institucionet”, tha Rama.

Ai theksoi se mjetet e para taktike të prodhuara në Shqipëri përbëjnë vetëm fillimin e një procesi më të gjerë për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në vend.

“Sot jemi dëshmitarë se kemi hyrë në në fazë të re, jemi dëshmitarë të një Shqipërië që nuk është vetëm përdoruese e teknologjisë së mbrojtjes, por edhe projektuese dhe zhvillueve e kapaciteteve tekonologjike, të cilat sapo kanë nisur të japin rezultatet e para”, tha shefi i qeverisë.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi

Nga e njëjta kategori

Qytetarët e Poliçanit dogjën teserat e PS dhe kundërshtuan propozimin socialist për ndarjen territoriale, Berisha: Patriotë të vërtetë

më shumë...

Gjobiten 2 pronarë lokalesh në Golem, policia: Kishin muzikë me zë të lartë përtej orarit të caktuar

më shumë...

“Rama ka ngjallur pakënaqësi”, Berisha sulmon edhe Maznikun: Peng i veseve të tij

më shumë...

Aksidentohet “Cekja” i Beratit, përplaset me klerikun në Gjirokastër

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:30

Qytetarët e Poliçanit dogjën teserat e PS...

12:22

Gjobiten 2 pronarë lokalesh në Golem, policia:...

12:21

“Rama ka ngjallur pakënaqësi”, Berisha sulmon edhe...

12:07

Aksidentohet “Cekja” i Beratit, përplaset me klerikun...

11:58

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet ndërtesa,...

11:57

“Reforma e 2014-tës shpopulloi Shqipërinë”, Berisha: Mbyllja...

11:52

Ish-ministri Ilir Beqaj lirohet nga burgu, Gjykata...

11:41

Ndryshime në Policinë e Shtetit, shkarkohet kreu...

11:36

Produkte ushtarake të prodhuara në vend, Rama:...

11:33

“Flitet për shitje të atdheut”, Rama: Së...

11:24

Forcat e Armatosura pajisen me 40 mjetet...

11:20

Skena filmi në plazhin e Siçilisë, çanta...

11:11

Hëna kalon sot te Peshqit, tre shenjat...

11:07

Jemi në sezonin e Luanit, çfarë e...

10:48

Gomonia futet në zonën e pushuesve në...

10:40

Thyen masën e arrestit shtëpiak dhe ikën...

10:38

Sulmi me dron në portin egjiptian, Teherani:...

10:17

Ndezi zjarr për të djegur barishtet, por...

10:16

Propozimi i PS për shkrirjen e bashkisë...

10:08

Aksident i rëndë në Kretë, humbin jetën...

Më të klikuarat

  • PS çon në Kuvend hartën territoriale, reduktohet në 46 numri...
  • Data 3 do të jetë shumë e rëndësishme! Horoskopi për muajin...
  • Skena filmi në plazhin e Siçilisë, çanta me 700,000 euro del...
  • Bleona Çobaj dhe dy fëmijët humbën jetën nga zjarri, flet e...
  • Aksident i rëndë në Kretë, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.