Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 August 2026
Vizion fokus

Nuk arritën në kohë për fluturimin, dy gratë futen...

Makth për vajzat e mitura në Ceuta, raportohen të...

Tmerri i flakëve në Krujë, Rama publikon reagimet e...

Thashethemet për dasmën e Cristiano Ronaldos, mijëra fansa “pushtojnë”...

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 400 mijë persona,...

Aksident tragjik në Peru, 13 viktima pas përplasjes së...

Edhe Greqia në luftë me flakët, zona me e...

Themelohet “NATO” e Lindjes së Mesme, Turqi-Pakistan-Arabia Saudite, marrëveshje...

Shumë turistë, por shpenzojnë pak, ekspertët: Shqipëria renditet ende...

Irani kushte shtesë për Hormuzin: Do të hapet plotësisht...

Rreth 49 mijë emigrantë kaluan kufirin nga Maroku në Spanjë brenda 1 dite, Europa në alarm, çfarë po ndodh

31 Korrik 13:21

Italia dhe Franca kanë reaguar ndaj krizës në zonën kufitare të Spanjës me Marokun, ku mijëra emigrantë kaluan në Ceuta, duke shkaktuar një gjendje emergjence.

Ministri i jashtëm italian, Antonio Tajani bëri thirrje për mbylljen e zonës Shengen për Spanjën.

Tajani shkroi në një postim në X, se ishte “në favor” të mbylljes së zonës së udhëtimit të lirë me Spanjën, duke thënë se “imigracioni i parregullt dhe i pakontrolluar përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare”.

“Unë mbështes mbylljen e zonës Shengen me Spanjën dhe kam besim të plotë në veprimet e Ministrit Piantedosi. Imigracioni i parregullt dhe i pakontrolluar përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare. Imazhet që dalin nga Ceuta tregojnë se si vendimi i qeverisë së Madridit për t’u dhënë shtetësinë spanjolle, dhe për këtë arsye evropiane, mbi 500,000 emigrantëve të parregullt është thellësisht i gabuar dhe inkurajon trafikimin e qenieve njerëzore”, tha Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni i bëri jehonë fjalëve të Tajanit në një postim tjetër në mediat sociale, duke thënë se Roma ishte gati të merrte “masa të jashtëzakonshme” për të mbrojtur kufijtë e Italisë, përfshirë përmes “pezullimit të zonës Shengen me Spanjën”.

“Imazhet që vijnë nga Ceuta janë tronditëse dhe tregojnë, edhe një herë, se emigracioni i pakontrolluar i paligjshëm përfaqëson një kërcënim konkret për sigurinë e kufijve të Evropës. U takova me Ministrin e Brendshëm Matteo Piantedosi. Italia nuk do të qëndrojë duarkryq. Po thërrasim organet përkatëse dhe pas këtyre takimeve jemi gati të ndërhyjmë, duke përfshirë edhe masa të jashtëzakonshme për të mbrojtur kufijtë tanë dhe për të siguruar sigurinë e qytetarëve tanë, siç është pezullimi i Zonës Shengen me Spanjën. Nuk do të tërhiqemi asnjë centimetër ndaj emigracionit të paligjshëm: mbrojtja e kufijve tanë, ndalimi i trafikantëve të qenieve njerëzore dhe sigurimi i riatdhesimeve efektive do të vazhdojnë të jenë politika e kësaj qeverie”, tha kryeministria e Italisë, Georgia Meloni.

Deklaratat shkaktuan reagime nga Spanja, e cila thirri të dërguarin italian në Madrid për shpjegime.

Por reagime të ngjashme pati edhe nga Franca, ku ministri i brendshëm Laurent Nuñez tha se kontrollet kufitare me Spanjën do të përforcohen. Ministri francez konfirmoi se ishte në kontakt me qeverinë spanjolle në lidhje me krizën.

“Duke pasur parasysh situatën në enklavën Ceuta, kam dhënë udhëzime që nga mbrëmja e kaluar për të përforcuar kontrollet në kufirin spanjoll pa vonesë. Për më tepër, kam aktivizuar Forcën Kufitare të Ndërhyrjes së Shpejtë për të kryer kontrolle të plota”, tha Ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nunez.

Kur u pyet për reagimin e qeverisë italiane, e cila bëri thirrje për mbylljen e zonës Shengen me Spanjën, Nuñez theksoi se kontrollet kufitare ekzistojnë dhe madje janë përforcuar në muajt e fundit, me një forcë të lëvizshme që është vendosur atje.

“Sigurisht, do të merren masa nëse ka ndonjë lëvizje në territorin kombëtar dhe, në çdo rast, kontrollet kufitare do të përforcohen”, tha ai.

Ndërkohë, Komisioneri Evropian për Migracionin, Magnus Brunner, tha se ishte në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet spanjolle dhe theksoi se mbrojtja e kufijve të jashtëm të BE-së mbetet “një pjesë thelbësore e përpjekjeve për të luftuar migracionin e paligjshëm”.

Komisioni Evropian tha se kishte ofruar mbështetje operative përmes Frontex.

Posted Under:
Anash Bota

Nga e njëjta kategori

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia shpëton 5 turistë suedezë në Ksamil

më shumë...

Nuk arritën në kohë për fluturimin, dy gratë futen me vrap në pistë për të ndaluar avionin (VIDEO)

më shumë...

I dënuar me burg përjetë, Ardian Çapja kërkon leje për të marrë pjesë në varrimin e nënës së tij

më shumë...

Makth për vajzat e mitura në Ceuta, raportohen të paktën pesë p*rdhunime nga emigrantët

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:58

Kruja nuk gjen qetësi nga flakët, riaktivizohet...

8:35

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia shpëton...

8:14

Nuk arritën në kohë për fluturimin, dy...

7:38

Vatra në Mallakastër, ende aktive, vijon lufta...

6:53

I dënuar me burg përjetë, Ardian Çapja...

6:33

Makth për vajzat e mitura në Ceuta,...

6:00

Tmerri i flakëve në Krujë, Rama publikon...

5:35

Thashethemet për dasmën e Cristiano Ronaldos, mijëra...

4:45

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 400...

4:40

Aksident tragjik në Peru, 13 viktima pas...

3:36

A flini me kondicionerin ndezur? Studimet tregojnë...

3:17

Edhe Greqia në luftë me flakët, zona...

3:15

Themelohet “NATO” e Lindjes së Mesme, Turqi-Pakistan-Arabia...

3:11

Programe të reja te “Gjuhët e huaja”,...

1:55

Lamallari e Hita inspektim në Krujë, nuk...

1:19

“Nuk e njohim Kosovën”, Prishtina heq flamurin...

1:13

Ekspertët kundër “Territoriales”: Me shkrirjen e bashkive...

1:00

Policia Rrugore “blindon” Tiranën, 19 persona nën...

12:24

Shumë turistë, por shpenzojnë pak, ekspertët: Shqipëria...

12:14

Tragjedi në Ksamil, babai përplas aksidentalisht vajzën...

Më të klikuarat

  • Viktima Johan Zuko dhe autori Kristjan Sterjo Sterjo mori kallashin dhe ndoqi Zukon e shokët e tij për t’i...
  • Nga shokë fëmijërie në “rivalë”, si nisi përplasja mes të ri...
  • Vrau shokun në pritë! Ky është ekzekutori i 20-vjeçarit në K...
  • Prej dy vitesh në kërkim nga SPAK, arrestohet në Palasë i sh...
  • Tragjedi në Ksamil, babai përplas aksidentalisht vajzën 4-vj...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.