Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
03 September 2026
Vizion fokus

Të shtëna me armë në Korçë, plagoset një person

Kërcënimi me armë ndaj Vasil Bedinajt, reagon policia

Letonia: Rusia po shton sulmet hibride në Europë

Trump shfaqet në monedhën e re amerikane

Begaj pret ambasadoren e re të Zvicrës: Forcim i...

Kush është Klodiana Spahiu, ministrja e re e Shëndetësisë,...

Pas dorëheqjes së Evis Salës, zgjidhet ministrja e re...

Virusi i Nilit në Greqi, 58 raste të reja...

Trump i lumtur që princ Harry dhe Meghan u...

“Kemi pistat tona, disa të shoqëruar”, drejtuesi i policisë...

SHBA, kufizime për “turizmin e lindjeve”

24 Janar 09:28

Administrata e Presidentit Donald Trump publikoi të enjten rregulla të reja vizash që synojnë kufizimin e “turizmit të lindjeve”, një praktikë me të cilën gratë vijnë në SHBA për të lindur, në mënyrë që fëmijët e tyre të marrin shtetësinë amerikane.

 

Aplikantëve do t’u refuzohen vizat turistike nëse zyrtarët konsullorë përcaktojnë se ato synojnë të vijnë në SHBA kryesisht për të lindur. Por për zyrtarët do të jetë e vështirë të bëjnë dallimin nëse ato vijnë për shkaqe mjekësore apo për të lindur. Gratë me nevoja mjekësore do të trajtohen si të huajt e tjerë që hyjnë në SHBA për trajtim mjekësor dhe duhet të dëshmojnë se i kanë paratë për të paguar, përfshirë shpenzimet e transportit dhe të jetesës.

 

Praktika e udhëtimit në SHBA për të lindur është në thelb e ligjshme, megjithëse ka patur raste që autoritetet kanë arrestuar operatorët e agjencive të turizmit të lindjeve për mashtrime me vizat ose evazion fiskal.

 

Në rregulloren e re thuhet se Departamenti i Shtetit “nuk beson që vizitat në Shtetet e Bashkuara me qëllim kryesor marrjen e nënshtetësisë amerikane për një fëmijë, duke lindur në Shtetet e Bashkuara, janë një veprimtari legjitime për kënaqësi ose e një natyre rekreative”.

 

Administrata e Presidentit Donald Trump po i kufizon të gjitha format e imigracionit, por Presidenti Trump ka shprehur shqetësim të veçantë për çështjen e marrjes së nënshtetësisë me anë të lindjes. Sipas Kushtetutës amerikane, kushdo që ka lindur në SHBA konsiderohet shtetas amerikan. Presidenti ka kërcënuar se do t’i japë fund kësaj praktike, por studiuesit ligjorë kanë thënë se kjo nuk është aq e lehtë për t’u realizuar. /VOA/

Posted Under:
Bota
Tagged:
departament Lindje SHBA

Nga e njëjta kategori

Letonia: Rusia po shton sulmet hibride në Europë

më shumë...

Trump shfaqet në monedhën e re amerikane

më shumë...

Trump i lumtur që princ Harry dhe Meghan u larguan nga SHBA: Nuk më pëlqeu si u sollën me familjen mbretërore

më shumë...

Zelensky e quan “të turpshme” gjuajtjen me armë mes agjencive të sigurisë së Ukrainës në Kiev

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

3:43

Kërcënime dhe gjobë 5 milionë euro, momenti...

3:37

Të shtëna me armë në Korçë, plagoset...

3:24

6 ushqime që i keni paragjykuar gabimisht...

3:10

Polici shkoi të takonte të penduarin e...

3:05

U aksidentuan gjatë arratisjes, policia kap 3...

2:57

Opozita: Jemi në një krizë komplekse! PDK...

2:47

Bllokimi i pagave, gjyqtarët për Vizion Plus:...

2:38

Kërcënimi me armë ndaj Vasil Bedinajt, reagon...

2:31

Persona të armatosur e kërcënuan dhe gjobitën...

2:24

Letonia: Rusia po shton sulmet hibride në...

2:19

Atentati ndaj Bardhit i planifikuar me detaje,...

2:03

“Na jep 5 milionë euro”, grupi i...

1:49

Përplasje mes dy shoferëve të furgonëve në...

1:30

“Kemi lindur dhe do të vdesim aty”,...

1:02

Trump shfaqet në monedhën e re amerikane

12:47

Begaj pret ambasadoren e re të Zvicrës:...

12:44

Kush është Klodiana Spahiu, ministrja e re...

12:36

Jo të gjithë marrin të njëjtin numër...

12:30

Pas dorëheqjes së Evis Salës, zgjidhet ministrja...

12:18

Virusi i Nilit në Greqi, 58 raste...

Më të klikuarat

  • Vijon saga e hakmarrjes në Mirditë! Vritet Viktor Bardhi, vë...
  • E trishtë! Humb jetën në aksident tragjik Laurent Krasniqi
  • Kush do e veshë fanellën “10” pas Mesit? Pas 21 vitesh, Argj...
  • E rëndë/ 29-vjeçari rreh për vdekje nënën e tij, sulmi zgjat...
  • Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë–Rinas, një i vdekur dh...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.