E mërkurë, 28 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 orë më parë
Kronikë

Të shtëna me armë në Korçë, plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më parë në qytetin e Korçës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në unazën e qytetit, ndërsa rrethanat e incidentit mbeten ende të paqarta. Personi i dëmtuar me iniciale Dh.Sh është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve duke marrë mjekimin e nevojshëm.

Reklamë

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë së Shtetit, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

Autori është identifikuar, po punohet për kapjen e tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë