E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Polici shkoi të takonte të penduarin e drejtësisë, irritohet Nuredin Dumani, dhunon efektivin

Goditet polici i mbrojtjes së dëshimtarëve nga i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani.

Ngjarja ka ndodhur në orën 8:00 të mëngjesit të 5 gushtit, kur punonjësi i policisë, Rexhep Sina u paraqit në ambientet ku mbahen bashkëpunëtorët e drejtësisë për të komunikuar me Erion Alibejn, i cili ka rrëfyer për përplasjet mes grupeve krimianle në Elbasan.

Sipas burimeve, Nuredin Dumani, i irrituar goditi me kovë me ujë punonjësin Rexhep Sina sepse e zgjoi. Polici i bëri kallëzim në prokurorinë e Tiranës për “Goditje për shkak të detyrës”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë