E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Pas dorëheqjes së Evis Salës, zgjidhet ministrja e re e Shëndetësisë

Pas dorëheqjes së Evis Salës, zgjidhet ministrja e re e Shëndetësisë

Klodiana Spahiu është besuar nga kryeministri Edi Rama për këtë post.

Lajmi është konfirmuar nga burime të gazetares së  Vizion Plus Mola Luku brenda mbledhjes së zgjeruar të grupit të PS.

Spahiu, e cila përfaqëson në Parlament qarkun e Durrësit, ka mbajtur edhe postin e zv.kryetares së Kuvendit

Reklamë

Kujtojmë se Sala e dha dorëheqjen gjatë mbledhjes së qeverisë ditën e djeshme. Pas këtij vendimi, ajo do t’i përkushtohet vendimit shkencor.

Evis Sala mori drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale më 11 shtator 2025, pas prezantimit të qeverisë “Rama 4” nga kryeministri Edi Rama.

Vazhdo të lexosh

Reklamë