E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Gliko me dardhë në 5 minuta nga shefja e kuzhinës Albana Mançja

Çdo ditë, në emisionin “Mes’dritë” në Vizion Plus, nën moderimin e Alma Çelajt, shefja e kuzhinës Albana Mancia sjell receta të shijshme, ide kreative dhe sugjerime për gatime që mund t’i përgatisni lehtësisht në shtëpi. Ndiqni recetat e saj dhe zbuloni çdo ditë shije të reja, hap pas hapi!

Përbërësit:

1 kg dardhë të forta

1 kg sheqer

Reklamë

260 ml ujë

3–4 karafil

1 majë luge çaji limontoz

Lëngu i ½ limoni

Përgatitja:

Lani mirë dardhat. Qërojini hollë, por lëreni bishtin. Pastroni pjesën e poshtme. Shpojini dardhat në disa vende me një pirun, në mënyrë që të thithin më mirë sherbetin gjatë zierjes. Vendosini menjëherë në ujë me lëng limoni që të mos nxihen. Në një tenxhere hidhni ujin dhe sheqerin. Lërini të ziejnë derisa sheqeri të tretet plotësisht.

Shtoni dardhat në sherbetin që vlon. Përziejini me shumë kujdes herë pas here, që të mos humbasin formën. Pasi të marrin valë, ziejini për 5 minuta, hiqini nga zjarri dhe lërini të ftohen plotësisht. Vendoseni përsëri tenxheren në zjarr, shtoni karafilin dhe ziejini edhe 20–25 minuta, derisa sherbeti të trashet. Në fund shtoni lëngun e gjysmës së limonit dhe kripën e limonit. Ziejini edhe 2–3 minuta. Hiqeni nga zjarri dhe lërini të ftohen plotësisht. Ruajini në kavanoza të sterilizuara.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.