Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
29 July 2026
Vizion fokus

Betejë me zjarret dhe të nxehtin, dhjetëra vatra mbeten...

“SPAK-u la të lirë Ermal Beqirin”, PD thotë se...

Në garë me kohën për të mbijetuarit, të paktën...

Balluku të premten në SPAK, pritet t’i komunikohet zgjatja...

Marrëveshja me SHBA-në në Kushtetuese, PD: Shtatë shkelje nga...

“Isha në jaht me Ivankën dhe Kushnerin kur zbuluan...

Bota në alarm, Irani gati të godiste me raketa...

Trump bëhet viral gjatë funeralit të senatorit amerikan, momenti...

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, SHBA dhe Arabia...

Tmerr në Britani/ Nëna dhe partneri i saj abuzojnë...

Rikonfirmimi i Prelës, PD: Vettingu, vegël në duart e Ramës dhe krimit, u poshtërua edhe ONM

5 Shkurt 15:12

Partia Demokratike ka reaguar zyrtarish pak orë pasi KPK vendosi të rikonfirmojë në detyre drejtuesen e prokurorisë së krimeve te rënda.

 

Nënkryetari I grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj tha se me mbajtjen e Donika Prelës në sistemin e drejtësisë, vetingu u konfirmua edhe një herë si një vegël në duart e Edi Ramës.

 

 

Vendimi për mbajtjen në sistemin e drejtësisë të Donika Prelës është konfirmimi se reforma në drejtësi ka dështuar dhe se për të mbrojtur edi Ramën nga drejtësia e vërtetë përbuzet dhe poshtërohet edhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Vëzhguesit ndërkombëtarë gjetën se Donika Prela, brenda një kohe të shkurtër, ka shitur prona me çmim 4 herë më të lartë sesa I ka blerë, duke vënë në dukje se me të ardhurat e deklaruara nuk justifikohej as blerja lirë e disa apartamenteve. Vezhguesit Ndërkombëtarë gjetën se bashkëshorti i Donika Prelës ka fshehur të ardhurat, ka punuar në të zezë, duke mos paguar taksat për shumë vjet, duke mashtruar shtetin shqiptar, me dyshimin e fortë të pastrimit të parave nga korrupsioni.   Komisioni i vetingut, ndryshe nga rastet e tjera identike me të Donika Prelës, nuk i hetoi këto fakte, por mbajti në sistemin e drejtësisë një prokurore shërbëtore të Edi Ramës, me pasuri te pajustifikuara dhe qe i ka sherbyer krimit, nga Emiljano Shullazi tek banda e Avdylajve dhe deri tek shkaterrimi i dosjes se Saimir Tahirit.Vendimi për Donika Prelën është marrë në konflikt të pastër interesi dhe në shkelje të plotë të ligjit, pasi nga verifikimi i kamerave të sigurisë të prokurorisë së krimeve të rënda, Komisioni i Vetingut do të kishte zbuluar se Donika Prela është takuar rregullisht me anëtaren e trupit të saj gjykues, Valbona Sanxhaktari në periudhën nëntor dhjetor.

 

Ai shtoi se Donika Prela I duhet Ramës për ta mbrojtur atë nga drejtësia dhe për të mbyllur dosjet e Tahirit, Dakos, Gjiknurit për vjedhjen e votave.

 

Mbajtja e Donika Prelës është rasti tipik kur drejtësia është e kapur nga krimi dhe politika në shërbim të tij. Partia Demokratike ka denoncuar faktin se me firmën e Donika Prelës, si drejtuese e prokurorisë së Durrësit, është liruar nga burgu drejtuesi I bandës së Avdyljave, Astrit Avdyli, në makinë e të cilit u gjet një armë pa leje janarin e vitit që shkoi. Shërbimi kriminal që Donika Prela ka kryer për bandën që blinte vota për llogari të Edi Ramës në qarkun e Durrësit gjendet në dosjen 339, si pjesë e përgjimeve të bandës së Avdylajve. Mbajtja e Donika Prelës në sistemin e drejtesise është konfirmim se reforma në drejtësi ka vdekur dhe se drejtësia e re është një vegël që i shërben pushtetit e jo të vertetës.Së bashku, ne duhet t’i japim fund kapjes së drejtësisë që mbron politikanët e korruptuar, me lidhje kriminale. Data 16 shkurt është një mundësi që ne të mos pranojmë më një drejtësi që i shërben atij që ka më shumë para dhe më shumë pushtet!

 

 

 

Posted Under:
Politike
Tagged:
donika prela ONM PD rama Vettingu

Nga e njëjta kategori

“SPAK-u la të lirë Ermal Beqirin”, PD thotë se biznesmeni pilotonte avionët e tij pa asnjë pengesë në Europë

më shumë...

Balluku të premten në SPAK, pritet t’i komunikohet zgjatja e hetimeve me tre muaj

më shumë...

Marrëveshja me SHBA-në në Kushtetuese, PD: Shtatë shkelje nga parlamenti. PS: Respektuam rregullat

më shumë...

“Isha në jaht me Ivankën dhe Kushnerin kur zbuluan Sazanin”, Rama flet për protestat: Më kanë bërë të reflektoj! Nuk ka ende asnjë projekt

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

3:54

Zjarri në banesë, policia për tragjedinë në...

3:47

Edhe farmacitë me listë borxhesh, shumë qytetarë...

3:30

Goditi me grusht eprorin, arrestohet punonjësi i...

3:19

Shkodër/ Zjarr në një banesë në Postribë,...

3:01

Betejë me zjarret dhe të nxehtin, dhjetëra...

2:59

Mbështetja për sektorin e bujqësisë, ekspertët e...

2:43

“SPAK-u la të lirë Ermal Beqirin”, PD...

2:28

Bie numri i lindjeve në Fier, mjekët:...

1:54

Ermal Beqiri drejt ekstradimit, biznesmeni i arrestuar...

1:48

“Ai tha PO”, grimieri shqiptar me famë...

1:38

Në garë me kohën për të mbijetuarit,...

1:30

Balluku të premten në SPAK, pritet t’i...

1:21

Pjesë e një grupi kriminal në Itali,...

1:17

Marrëveshja me SHBA-në në Kushtetuese, PD: Shtatë...

12:07

“Dëgjuam britmat”, 63-vjeçari humbi jetën nga trokoja,...

12:07

“Isha në jaht me Ivankën dhe Kushnerin...

11:22

Bota në alarm, Irani gati të godiste...

11:14

Tragjedi në Tushemisht, humb jetën 63-vjeçari, u...

10:59

Meta rrëzon pretendimet e SPAK, Kryemadhi kundërshton...

10:34

Adnan Xholi hap garën për Prokurorin e...

Më të klikuarat

  • E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare Artan Pogoni
  • “Ai tha PO”, grimieri shqiptar me famë ndërkombë...
  • “Dëgjuam britmat”, 63-vjeçari humbi jetën nga tr...
  • Tmerr në Britani/ Nëna dhe partneri i saj abuzojnë s*ksualis...
  • Tërmeti me magnitudë 4 “zgjon” banorët e Elbasan...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.