Subscribe

Reshjet e shiut që kanë vijuar prej dy ditësh kanë sjellë edhe problemet e para në veri të vendit.

Përroi në fshatin Luzhë të Tropojës ka dalë nga shtrati si pasojë e prurjeve të mëdha, duke e bërë të pakalueshme rrugën që lidh këtë fshat me zonat e tjera.

Lexo edhe :

Related Posts

Po ashtu, edhe rezervuari i Zherkës në njësinë administrative Bytyq është mbingarkuar për shkak të prurjeve të mëdha të përrenjve. Kjo situatë ka bërë disa famije të evakuohen nga zona e rrezikut, për shkak të pranisë së ujit.

Si shkak i reshjeve të shiut me intensitet të lartë në territorin e bashkisë Tropojë sidomos në zonë e Nj.Ad Llugaj në fshatin Luzhë përroi Vitaline si rezultat i prurjeve të mëdha ka dalë nga shtrati i tij duke bërë të pakalueshme rrugën që lidh këtë fshat.

Po ashtu prurjet e mëdha të përrenjve , rezervuari i Zherkës Nj.Ad  Bytyq është mbingarkuar.

Mbrëmë disa familje janë evakuar nga zona e rrezikut”, thuhet në njoftim.

Reshje shiu është parashikuar edhe për ditën e sotme, çka ka sjellë gatishmërinë e njësive vendore për të vënë nën kontroll situatën në rast se do të ketë përmbytje të tjera./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *