E mërkurë, 7 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Pranverë në dimër! Hakil Osmani tregon në “7pa5” sa arrijnë temperaturat në fundjavë: Kur rikthehet dëbora

Meteorologu Hakil Osmani ka bërë mëngjesin e sotëm parashikimin e motit në emisionin “7p5”. Meteorologu tregon se moti do vijojë të jetë i paqëndrueshëm si për kushtet atmosferike edhe për luhatjen e temperaturave.

Jo vetëm dita e premte, por gjitha java ka sjell një mot të paqëndrueshëm. Reshjet do të jenë prezente edhe sot. Duke filluar orët e mbrëmjeve kemi një përmirësim të kushteve atmosferike, reshjet mbeten prezente në zonat veriore.

Reklamë

Temperaturat do të kenë rritje deri në 18 gradë celcisu, në qytetet si Durrës, Vlorë, Sarandë.

Mëngjesi i sotëm është ndjerë i ngrohtë pasi minimlja ka shënuar 3 gradë celcius në zonat malore, ndërsa në vijën bregdetare dhe në zonat qendrore minimalja ka shënuar 9-12 gradë celcius.

Reklamë

Fundjava do të sjelli mot të paqëndrueshëm. Dita e shtunë do të jetë herë pas here me reshje shiu në ultësirat perëndimore.

Në zonat malore rishafqen flokët e dëborës, pasi temperaturat bien me 3-4 gradë celcius. Në zonat malore zbresin në vlera negative.

Mesdita sjell sërish rënie të temperaturave, maksimumi është 16 grdaë celcuis.

Orët e para të ditës së diel psëojnë sërish ulje temperaturat. Vranësirat dhe të jenë prezente, ku nuk do të mungojnë reshjet e dëborës në juglindje, ndërsa verilindja pret reshje më të pakta./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë