Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka vijuar fushatën elektorale këtë të dielë në Maliq. Teksa u kërkoi banorëve të Maliqit që të votojnë për kandidatin e PS, Rama nuk i evitoi as thumbat në drejtim të opozitës sa I takon akuzave për blerjen e votave.

 

Duke e cilësuar si një “fallxhore”, drejtuesen e LSI, kreu I qeverisë risolli në vëmendje edhe njëherë deklaratat e bëra nga kreu demokrat gjatë fushatës së 2017.

 

“Fallxhorja i tremb të tre ata dhe këdo që i del përpara. Kishte çmendur edhe Neritanin. Del fallxhoja thotë: “Zot shpëtoje Shqipërinë nga blerja e votave, por të merrej Zoti me këtë punë do e mbyllte brenda në shtëpi”. Po këtë nuk e them vetëm unë. E ka thënë vetë Lulzimi, SHPK e Skraparit e blerjes së votave”

 

Por Rama nuk u ndal me kaq. Ai hodhi akuza edhe në drejtim të Presidentit Meta në lidhje me dekratin për anulimin e zgjedhjeve.

 

“Ku është populli që do mbrojë Saliun, Ilirin, Lulzimin e Monën? Këto janë fantazira, njerëz që i besojnë më shumë filxhanit sesa Kushtetuës, që nga Ilir Meta që del në mes të zgjedhjeve dhe i anullon si të anullojë Gëzimi këtu në Korçë ndonjë ndeshje të Skëndërbeut se ka informacione nga agjenci të rëdnësishme ligjzbatuese se do ketë konflikt. Informacione shumë të rëdësishme dmth nga filxhani. I ka thënë fallxhorja të del një gjarpër në formë 8 që është 8 qershori, dita e protestës do hajë ndonjë kokë ky gjerpër dil e shpëto vendin. Del ky e thotë shpëtova popullin nga gjakderdhja. S’ka asnjë gjakderdhje vetëm llumderdhje. Asnjë merak mos kini nga konfliktet”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *